Kombinimi i këtyre barnave, metodë premtuese për shërimin e kancerit

Kombinimi i këtyre barnave, metodë premtuese për shërimin e kancerit

Kimioterapia për trajtimin e personave me kancer të avancuar të zorrëve zakonisht nuk ka dhënë efekt. Mirëpo sipas një studimi të fundit kombinimi I tri medikamenteve mund të jetë çelësi I trajtimit të këtij lloj kanceri, shkruan Medical Neës, transmeton Gazeta Express

Deri më tani, mënyra e vetme e trajtimit të këtij lloj kanceri, I cili prekë shumë njerëz ka qenë gati pa efekt.

Sipas studimit më të ri, kombinimi I tri terapive të reja mund të targetojë kancerin  e zorrëve dhe ta shëroje atë. Këto barna do të sulmojnë qelizat e kancerit dhe e inhibojnë gjenin përgjegjës për këtë sëmundje.  Kjo terapi u testua në disa pacientë dhe rezultoi mjaftë e suksesshme.

Studiuesit përdoren tri lloje të barnave encorafnid, cetuximab dhe binimetinid.  Asnjë nga këto barna të përdorura veç e veç nuk kanë dhënë efekt pa u kombinuar me njëra tjetrën.

Edhe pse duhen ende studime të tjera për të dëshmuar plotësisht efektet e kësaj terapie të re, gjithsesi shkencëtarët besojnë se kjo terapi në vitet e ardhëshme do të jetë zëvendësimi I ri I kimioterapisë. /Gazeta Express

TAGS