Komentuesi i thotë se nuk është shqiptare pasi është martuar me arab, reagon Emina Çunmulaj

Modelja Emina Çunmulaj vazhdon të jetë një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, teksa në të shumtën e rasteve pranon komente pozitive nga fansat.

Mirëpo nuk mungojnë edhe kritikat, ndërsa një koment mjaft negativ e ka pranuar së fundmi nga një prej ndjekësve të saj në Instagram.

Një nga ndjekësit, i është drejtuar asaj me sharje dhe ofendime, duke i thënë se “nuk është shqiptare pasi është martuar me arab”.

E indinjuar nga ky mesazh, modelja shqiptare vendosi ta ndajë atë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke i reaguar ndjekësit, dhe thënë atij nuk ka të drejtë ta gjykojë, por më mirë është të gjejë një punë tjetër me të cilën mund të merret.

“E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë… Turp të qoftë… Se e shkreta nënë me halle të ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira por ti djalë shko gjeje ndonjë punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit”, ka shkruar Çunmulaj në postimin e saj.

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

Duket se modelja shprehet gjithnjë e indinjuar kur në pyetje është privatësia e saj.

Ajo përndryshe është e martuar prej vitesh me Sam Nazarian, dhe së bashku kanë dy vajza. /Telegrafi/

TAGS