Komision ndërkufitar për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit

Komision ndërkufitar për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit

Ministri pa resor i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi në cilësinë e kryetarit të Komisionit kombëtar për UNESKO-n dje në Tiranë realizoi takime pune me ministrat e Kulturës dhe të Mjedisit Jetësor të Shqipërisë, Elva Margariti dhe Blendi Klosi.

Në takimet, siç kumtoi Pres shërbimi qeveritar është dakoruar formimi i një trupi ndërshtetëror për menaxhim të përbashkët me trashëgimi natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Ministrat e kanë riafirmuar vendosmërinë e të dyja vendeve fqinje dhe miqësore për t’i plotësuar rekomandimet e UNESKO-s me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore.

Ministri Ademi ka realizuar takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në të cilin, siç qëndron në kumtesë, është konstatuar se pason konstituimi formal i komisionit të përbashkët.

Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e intensifikojnë bashkëpunimin në nivel politik dhe të ekspertëve dhe bashkërisht do të sjellin vendime për ruajtjen e vlerave universale të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.