Komisioni Anketues për punën e PSP të premten para deputetëve

Komisioni Anketues për punën e PSP të premten para deputetëve

Propozimi për vendosjen e Komisionit Anketues për punën e Prokurorisë Speciale Publike që nga themelimi i saj deri më 15 shtator të këtij viti ditën e premte do të jetë në seancën plenare para deputetëve.

Sipas burimeve nga Kuvendi, ende nuk dihet se si do të votojë shumica parlamentare, pasi që më herët propozimi i opozitës së OBRM-PDUKM-së u kthye mbrapa për përpunim, për shkak të mangësive.

Deputeti OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencë e atëhershme e akuzoi se dyshon se në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në dokument kishte nënshkruar sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Nga kabineti i Xhaferit nëpërmes një kumtese thanë se lëshimet ishin nga karakteri teknik, gjegjësisht duheshe që prokuroria të shkruhej me emrin e saj të plotë, në vend të Republika e Maqedonisë të shënohet Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe të shkruhet emri dhe mbiemri i kryetarit të kuvendit./Telegrafi/