Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit kërkon zgjatjen e mandatit: Derisa të vijë opinioni i Venecias

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit kërkon zgjatjen e mandatit: Derisa të vijë opinioni i Venecias

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit ka kërkuar që parlamenti t’i zgjasë mandatin të paktën deri në mbërritjen e opinionit të Komisionit të Venecias

Nesër pritet që komisioni të zhvillojë një tjetër mbledhje, fill pas asaj ku për të raportuar shkoi vetë Presidenti Ilir Meta.

Nga ana tjetër, delegacioni i komisionit të Venecias erdhi në Tiranë pak ditë më parë, në një mision fakt dhe opinion mbledhës në lidhje me procedurën e nisur nga socialistët për shkarkimin e Metës. Maxhoranca pretendon se Meta ka shkelur kushtetutën me dekretin për rrëzximin e datës 30 qershor si dita e zgjedhjeve.

Ndërkohë, Komisioni i Venecias do ta sjellë opinionin e tij mbi këtë çështje më datë 11 tetor./Express