22 Shkurt 2019 / 19:05
Komisioni për Çështjen të Mandateve dhe Imunitetit do të vendos nesër për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Kjo për shkak në seancë u paraqit numër i madh i deputetëve të opozitës për të diskutuar. Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit. Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit. Por deputeti i shumicës, Goran Misovski, tha se përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, patjetër duhet të ketë, sepse aty u rrezikua jeta e deputetëve dhe gazetarëve. Misovski, tregoi edhe gurin i cili mund ti kishte marrë jetën ndonjë deputeti.
Tre Mandate isha deputet i Kuvendit. Tu them të drejtën unë desha të largohem pa ngjarje të këtillë, të largohem në mënyrë shumë më të mirë dhe normale si kryetar i Kuvendit, dhe aq më pakë që të ndodh”- theksoi Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kjo peshon 300 e diçka gramë. Ka më shumë forcë se plumbi. Kjo ra në këmbët e mia. A vlente çfarëdo qoftë procedure, që dikush të organizojë përpjekje të vriten deputetët”- tha Goran Misovski nga PRSD.
Sipas deputetit Antonio Milloshovski, kërkesa e këtillë është revanshizëm politik ndaj deputetëve të VMRO-së, pasi për të njëjtat dëshmi, prokuroria para një viti ka vendosur se nuk ka bazë për aktakuzë. Ndërsa deputeti Pavle Bogoevski u kundërpërgjigj se deputetët duhet ti mundësojnë gjykatës ta hetoj rastin e Veljanovskit pa pengesa.
Një vit më vonë, shohim se ka bazë për akuzë për terrorizëm. Çka do të thotë kjo? kjo do të thotë se në vitete e kaluara, dikush ka ndikuar dikush, për arsye politike, ose ndoshta për arsye të tjera politike ka ndikuar në prokurori që ta ndryshojë qëndrimin e saj. Dhe ata materiale që paraprakisht i ka vërerësuar si të pabaza dhe që nuk kanë bazë për bazë për terrorizëm, sot ti kualifikojë si akuzë për terrorizëm”- pohoi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
Puna jonë nuk është ti vlerësojmë elementet që vendosen në ngarkesë të deputetit, as rrethanat për shqiptimin e masës për paraburgim. Sipas meje, puna jonë në këtë rast është të veprojmë si në të gjitha rastet tjera kur gjykata ka kërkuar marrje të imunitetit të deputetit që të mund të veprojë pa pengesë. Ta lejojmë këtë dhe të mundësojmë që e vërteta në mënyrë më efikase dhe më të plotë në të gjithë procedurën penale të dëshmohet para gjykatës”- tha Pavle Bogoevski, LSDM.
Gjykata penale, dje ka kërkuar nga Kuvendi që ti hiqet imuniteti deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, me qëllim që për të njëjtin të mund të bëhen hetime të lira gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit. Në këto ngjarje ish-kryetari i Kuvendit Veljanovski, akuzohet si organizator. Dëshmi për këtë janë edhe SMS porosi të këmbyera me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, gjatë 27 prillit.
Mefail Ismaili
Loading…