Dhjetë vitet e fundit kemi ngecje totale të punës së Komisionit për antikorrupsion. Ky konstatim është cekur edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nëse Komisioni për Antikorrupsion ka qenë efikas në kryerjen e detyrave dhe sa ky institucion shtetëror ka qenë korrektor i pavarur ndaj politikave korruptive që i kanë zhvilluar funksionarë të lartë shtetëror dhe a duhet një model të ri se si të luftojnë korrupsionin me qëllim që në të ardhmen – të jetë një komision objektiv i pavarur dhe efektiv, për këtë profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani, por edhe Drago Kos, kryetar i OECD-së dhe ish kryetari i Komisioni për Anti korrupsion të Sllovenisë, dhe ekspertë të tjerë thonë se Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në Maqedoni (KSHPKM) është në krizë. Analistët thonë se kjo është si pasojë e Ligjit të vjetër apo ndërhyrja e paprerë dhe jo e drejtë nga politika dhe strukturat e saj, raporton Almakos.
“Është fakt se sa i përket R. së Maqedonisë dhe situatës së fundit, që vështirësoi gjendjen e gjithëmbarshme ekonomike, sociale, politike dhe kulturore. Prej këtu i ka themelet korupsioni, që vjen nga fjala latine, e që do të thotrë shkatëron gjithçka që është në interesin publik. Dhe duke e ditur se në një situatë të këtillë u themelua agjensioni anti-korupsion, mirëpo ishte diksioni i parë më i koruptuari, më i dështuari. Ku, fillimisht, në këtë rast, të gjithë ato prsona, tërhoqën pagat, pa punën e duhur. Mendoj se duhet të krijohet një trung i ri, ku të largohen ato që nuk kanë bërë punën, por përkundrazi kanë mbuluar punët e të tjerëve, ose ndonjë porosi politike që e kanë përçuar. Një trung i ri, që të kërkojë përgjegjësi nga anëtarët e antikorupsionit. Po të ishte ky trup funksional, atëherë nuk do ta kishte mundësinë për ta dërguar ‘metastazën’ edhe në institucionet e tjera, të vendit”, tha profesor Selmani, për Almakos.
Ai shton se në këtë gjendje që është, ‘Agjensioni i antikorupsionit’, vjen si rezultat se nuk ka qenë i pavarur, të veprojë, ajo ka qenë në shërbim të politikës. Ku fatkeqësisht ka arritur që të mos parandalojë që të shpërndajë aq miliona jashtë shteti.
Ndërsa, sipas Drago Kos, kryetar i OECD-së dhe ish kryetari i Komisioni për Anti korrupsion të Sllovenisë, mosfunksionimi i agjensisë vjen si shkak se disa herë është ndryshuar Ligji, Komisioni ende funksionon si i organ i varur nga shteti dhe partitë, prandaj është e domosdoshme të ndryshohet sistemi dhe mënyra e funksionimit të këtij organi shtetëror.
“Jo vetëm Sllovenia, por edhe shumë vende tjera të rajonit kanë ndryshuar modelin e funksionimit të Komisionit për antikorrupsion dhe janë shumë më përpara se modeli të cilin ende e zbaton për momentin Maqedonia. Është koha që edhe Maqedonia të vendos model të ri se si të luftojë korrupsionin me qëllim që në të ardhmen – të jetë një komision objektiv i pavarur dhe efektiv”, thotë Kos.
Slagjana Taseva nga “Transparent Maqedonia”, shprehet se analiza e përgatitur nga QMBN dhe “Transparent Maqaedoni”, ka për qëllim të zbulojë se sa Komisioni për Antikorrupsion ka qenë efikas në kryerjen e detyrave dhe sa ky institucion shtetëror ka qenë korrektor i pavarur ndaj politikave korruptive që i kanë zhvilluar funksionarë të lartë shtetëror.
“Për fat të keq, dhjetë vitet e fundit kemi ngecje totale të punën e Komisionit për antikorrupsion. Ky konstatim është cekur edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, prandaj dhe po shqyrtojmë modelet ekzistues se si funksionojnë Komisionet për antikorrupsion në disa vende të Evropës dhe në bazë të këtyre modeleve të përparuara, të bëhet ndryshimi i modelit ekzistues në Maqedoni se si duhet të funksionon KSHPKM-ja”, thotë Taseva.
Puna e parë, sipas Tasevës, duhet të përforcohen kapacitetet që njerëzit që punojnë në Komisionin për Antikorrupsion, të kenë integritet dhe të lirohen nga të gjitha ndikimet partiake.
“Të eliminohen të gjitha mangësitë që i ka Ligji aktual, sepse këto 10 vite ka punuar në mënyrë selektive si pavarësi e pamjaftueshme e KSHPKMsë. Të bëjmë një model të ri dhe të kopjojmë model. Ky model i ri duhet të funksionojë sipas ligjeve tona”, thotë Slagjana Taseva nga “Transparent Maqedoni”.
Marija Sazdevski nga QBMN – mbikëqyrja e punës së KSHPKM-së, thotë se komisioni duhet të merr masa ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që nuk bashkëpunojnë me Komisionin për Antikorrupsion.
“Raporti për periudhën janar – qershor tregon se Antikoprrupsioni i është përgjigjur 2686 kërkesave për dhënie të mendimit nga ana e institucioneve shtetërore për zbatimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit gjatë proceseve zgjedhore, ndërkaq nuk ka marrë masa konkrete për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve. Vetëm 18 nga gjithsej 1291 institucione aktive në sektorin publik kanë dorëzuar raporte për gjysmëvjetorin e parë se kanë pranuar raporte të denoncuara nga informatorët, ndërsa në anën tjetër – 29 institucione e kanë plotë- suar obligimin për dërgimin e informatave për persona të autorizuar të raporteve nga informatorët”, thotë Sazdevski.
Këto ditë Komisioni Antikorrupsion ka pranuar tre ankesa nga të punësuarit në institucionet shtetërore që janë gjobitur apo degraduar në postin e tyre gjatë procesit zgjedhor. Kjo, sipas anti-korrupsionit, përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit.
Delvina Kërluku
Almakos.com