27 Dhjetor 2018 / 15:36
Komisioni për Sistem Politik miratoi leximin e dytë të ndryshimeve në Kodin Penal. Edhe pse shumë u përfol për ndryshime në nenin 353, pjesa e veprave penale kundër detyrës zyrtare, propozuesit ditë më parë u tërhoqën. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, ndonëse në propozim-ndryshime nuk përfshihej paragrafi për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, deputetët prezent në komision folën për rëndësinë e tij. Ata madje akuzuan mediet për keqinterpretim.
Nuk mundemi që neve me automatizëm të predikojmë se një gjykatës duke u thirrur në teori do ta amnistojë, lirojë apo falë dikë”. – theksoi Kostadin Acevski, Deputet i LSDM-së
Panço Minov vlerësoi se dënimet për këtë vepër janë shumë të mëdha.
Në këtë nen ka mosdefinim të asaj çfarë është dëmi, shfrytëzim i pasurisë së fituar në rrugë jo ligjore dhe ka dënime drakonike”. – tha Panço Minov, Deputet i OQM-së
Deputetja e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, Nolla Ismajllova Starova kërkoi ndryshim rrënjësor të Kodit Penal.
Janë krijuar përshtypje të gabuara në opinion se disa ndryshime këtu bëhen për përfitime individuale. Të gjithë e dimë dhe të gjithë pajtohemi se Kodi Penal ka nevojë të përmirësohet”. – u shpreh Nolla Ismajllova Starova, Deputete e VMRO-DPMNE-së
Shumica parlamentare kishte në plan propozimin e ndryshimeve në nenin 353 të Kodit Penal në paragrafin 1 dhe 3 ku në vend të “ndonjë lloj” përfitimi të ndryshohet me “përfitim pasurie”. Kjo në interpretim do nënkuptonte që personat që kanë kryer vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nuk ka shfrytëzuar mjetet për përfitime personale, të konsiderohen se nuk kanë dëmtuar buxhetin dhe me këtë të lirohen nga ndjekja penale. Ky propozim-ndryshim, ashtu siç interpretuan mediat do të bëhej me qëllim amnistimin e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së të akuzuar në lëndët e PSP-së. Një ndryshim i tillë ishte temë debati edhe në takimin e liderëve para referendumit të 30 shtatori, ndërsa shumica pretendonte se propozim i tillë daton nga Qeveria e kaluar. Ndryshimet e reja në Kodin Penal mes tjerash parashikojnë rritjen e dënimeve ndaj gjuhës së urrejtjes dhe dhunës ndaj fëmijëve.
Adrian Kerimi
Loading…