Komisioni qeveritar siguron konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Komisioni qeveritar siguron konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur sot se të gjithë ata që do të aplikojnë për këtë status në të ardhmen, bazuar në obligimin e tij ligjor, do të garantojë konfidencialitetin e plotë të tyre dhe nuk do t’i bëjë të ditura për opinionin e gjerë të dhënat e ofruara në aplikacion.

Përmes një njoftimi ky Komisioni Qeveritar u bën thirrje institucioneve dhe të gjithë shoqërisë që të trajtojë këtë plagë të luftës me ndjeshmërinë e nevojshme dhe me dinjitet të lartë njerëzor, duke respektuar viktimat dhe familjarët e tyre.

“Komisioni Qeveritar siguron konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës Çlirimtare të Kosovës, i ka përcjellur zhvillimet e sotme rreth publikimit të disa fotografive që dëshmojnë për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Dhuna seksuale është përdorur si mjet i luftës i zbatuar gjatë luftës në Kosovë në mënyrë sistematike nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, plagë e cila vazhdon të rëndojë mbi gjithë shoqërinë tonë.

Komisioni Qeveritar dëshiron t’i njoftojë të gjithë aplikuesit dhe të gjithë ata që do të aplikojnë në të ardhmen për këtë status se bazuar në obligimin e tij ligjor, do të garantojë konfidencialitetin e plotë të aplikuesve dhe rasteve të tyre dhe nën asnjë rrethanë nuk do t’i bëj të ditura për opinionin e gjerë të dhënat e ofruara në aplikacion.

Njëkohësisht, Komisioni Qeveritar u bën thirrje institucioneve dhe të gjithë shoqërisë që të trajtojë këtë plagë të luftës me ndjeshmërinë e nevojshme dhe me dinjitet të lartë njerëzor, duke respektuar viktimat dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

TAGS