16 July 2018 / 21:50
Grupi i tifozëve “Komitët” sonte proteston që drejtësia të vendoset në vend për vrasjen e anëtarit të këtij grupi Nikolla Sazdovski-Sazdo. Para pak çastesh grupi ka arritur para Gjykatës Themelore ku kanë ndezur qirinj dhe brohorasin për drejtësi.
21 vjeçari Nikolla Sazdovski më 29 qershor u sulmua nga disa persona në në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksndër Makedonski”. Pas disa ditësh në koma Sazdovski nuk arriti tu mbijetoj plagëve të rënda në tru.