Komiteti i Helsinkit kërkon trajtim më të mirë të refugjatëve dhe migrantëve në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit kërkon trajtim më të mirë të refugjatëve dhe migrantëve në Maqedoni

Në kuadër të projektit “Help on the Route”, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, në Maqedoni, i ka përgatitur disa udhëzime rreth trajtimit të refugjatëve.

Ky komitet kërkon nga policia që të jetë e vëmendshme gjatë transportimit të refugjatëve dhe migrantëve, pastaj anëtarët e MPB-së të jenë të përgjegjshëm për sigurinë e të gjithëve në kampet e përkohshme të cilët duhet të kenë lidhje interneti, që refugjatët dhe migrantët të kenë qasje në informata dhe komunikim me familjet e tyre.

Komiteti kërkon që transportimi i migrantëve të mos bëhet me vetura të vogla dhe në grupe të mëdhaja, sepse kjo rezulton në trajtim degradues.

Për periudhën nëntor-janar, kur është përgatitur ky raport, Komiteti i Helsinkit ka vërehtur rritje të deportimit ilegal të refugjatëve dhe migrantëve, nga Maqedonia në Greqi, duke u bërë thirrje njëherit organeve që t’i japin fund kësaj dukurie.