22 Nëntor 2018 / 15:16
Fotot e Nikolla Gruevski, azilantit më të pasur në Hungari, kanë zënë vendin e parë në kopertinën e magazinës hungareze “HVG”. Ndërkaq kopertina e kësaj reviste është reklamuar në shumë bilborde, ku Gruevski paraqitet duke thënë se e do Hungarinë. Nga Komisioni Evropian porosisin se “nuk mund të arratisesh nga drejtësia”.
Nuk mund të arratisesh nga drejtësia. Ashtu siç thanë shtet anëtare dhe kandidate, se e mbrojnë sundimin e së drejtës, ky është vendimi i gjykatësve, ne nuk mund ti komentojmë gjykatësit, është proces gjyqësorë, ashtu siç tha Han një ditë më parë, këto vendime duhet të sqarohen”. – theksoi Margaritis Shinas – Zëdhënës i Komisionit Evropian
Komiteti i Helsinkut Hungarez, ka theksuar se hyrja e Gruevskit në Hungari dhe marrja e azilit janë bërë me ndihmën e autoriteteve hungareze dhe në mënyrë kundër-ligjore. Sipas Komitetit të Helsinkut, Gruevski nuk i plotëson as kushtet për tretman VIP si azilant.
Edhe përkundër faktit se i është marrë pasaporta, duke u bazuar në vendimin e Ministrisë për Punë të Brendshme, ai hyri në Hungari me dokument që i ka mundësuar hyrje njëdrejtimëshe. Sipas rregullave hungareze për azil, Gruevski e ka patjetër të vërtetojë se Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, vende në të cilat ai kaloi, nuk kanë mundur t’i sigurojnë mbështetje. Ai haptazi paska arritur të bind Qendrën për Azil dhe Imigrim se këto vende nuk kanë qenë të sigurta për të”. – thanë nga Komiteti i Helsinkut Hungarez
Sipas mediumeve hungareze, azilantëve VIP, sikurse Gruevski, i takojnë të zgjedhë vendqëndrimin, të kërkoj turpëroje dhe asistencë mjekësore pa pagesë.
Besian Leka
Loading…