Komiteti i Helsinkit: Punëtoret shtatzëna janë veçanërisht të mbrojtura me ligjet e punës

Komiteti i Helsinkit: Punëtoret shtatzëna janë veçanërisht të mbrojtura me ligjet e punës

E punësuara e cila menjëherë pasi e ka informuar punëdhënësin se është shtatzënë i është ndërprerë marrëveshja për punë, ka kërkuar ndihmë juridike nga Komiteti i Helsinkit, pas çka rasti është paraqitur në Inspektoratin shtetëror për punë i cili pas shkeljes së konfirmuar e ka shfuqizuar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe i ka imponuar punëdhënësit ta kthejë të gruan në punë.

Punëdhënësi, siç informoi Komiteti i Helsinkit ia ka dorëzuar lajmin për largimin nga puna derisa ajo ishte në pushim të lindjes, me justifikimin se pa arsye ka munguar nga puna në periudhën paraprake, që paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit për marrëdhënie të punës, edhe pse për të njëjtën ajo asnjëherë më parë nuk ka marrë kurrfarë paralajmërime.

“Rasti është paraqitur në Inspektoratin shtetëror për punë i cili pas mbikëqyrjes së zbatuar të jashtëzakonshme inspektuese konfirmoi shkelje të Ligjit për marrëdhënie pune nga ana e punëdhënësit dhe diskriminim të punëtores. Inspektorati shtetëror për punë me vendim të tij e shfuqizoi vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punë të punëtores dhe i imponoi punëdhënësit të njëjtën ta kthejë në punë. Punëdhënësi ka vepruar sipas urdhrit të Inspektoratit të punës dhe e ka kthyer punëtoren në vendin e saj të punës”, informojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Nga Komiteti i Helsinkit, theksojnë se punëtoret shtatzëna gëzojnë mbrojtje të veçantë me legjislacionin e punës të Maqedonisë së Veriut.

“Punëdhënësi nuk guxon t’ia shfuqizojë marrëveshjen për punësim punëtores gjatë kohës së shtatzënisë, as gjatë mungesës për shkak të pushimit mjekësor. Nëse punëtorja ka bërë shkelje të rënda në obligimet e dakorduara, mund t’i anulohet marrëveshja për punësim, vetëm sipas harmonizimit paraprak anëtar i të cilës është e punësuara ose pas harmonizimit të marrë nga Inspektorati shtetëror për punë”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.

Këto veprime të punëdhënësit paraqesin diskriminim direkt nda të punësuarës në bazë të gjinisë dhe statusit të saj dhe janë të ndaluara me Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe Ligjin për parandalim dhe mbrojte nga diskriminimi.

Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut u bënë thirrje të gjithëve nëse mendojnë se janë viktimë e diskriminimit ta paraqesin rastin.