Komoditet dhe çmime të volitshme për qytetarët e Maqedonisë në objektet turistike të “Balfin”

Komoditet dhe çmime të volitshme për qytetarët e Maqedonisë në objektet turistike të “Balfin”

Shqipëria bëhet një nga destinacionet turistike më tërheqëse në rajon, që kryesisht është rezultat i çmimeve të volitshme, plazheve të gjera me rërë dhe fakti se bregdeti shtrihet në detin Jon dhe Adriatik. Një nga destinacionet më mbresëlënëse në vend janë resortet e ndërtuara nga grupi investues “Balfin” – Vala Mar dhe Green coast. Kjo kompani në vendin tonë, është e pranishme me dy investime, “East Gate”, që punon në ndërtimin e një kompleksi multifunksional me të njëjtin emër në Shkup dhe “Neptun”, rrjeti më i madh i shitjes me pakicë dhe distribuimit të produkteve të teknikës së bardhë, pajisje për amvisëri, TV, audio dhe video pajisje, kompjuterë, telefona, fotoaparate dhe kamera, produkte për kujdes dhe bukuri, ftohje dhe ngrohje. Investimet në turizëm janë një nga projektet më ambicioze të “Balfin” dhe tani janë drejtuar drejt Shqipërisë dhe Austrisë ku kompania ndërton kompleks në rajonin Altminster, zonë e njohur turistike në afërsi të liqenit Traunze.

Vala Mar është oazë e qetësisë

Rezidencat Vala Mar janë destinacioni kryesor për pushim për individë dhe familje që duan të shijojnë natyrën, por në të njëjtën kohë siguria, cilësia e ndërtimit dhe infrastruktura janë të rëndësishme për ta. Resorti është vendosur në natyrën e bukur në Hamallaj (afër Durrësit), shtrihet në 310 metra bregdet dhe synon të bëhet destinacioni kryesor turistik.

 

 

Objektet në suaza të resortit si vila dhe apartamente të llojeve të ndryshme janë të vendosura në gjelbërim mbresëlënës dhe “shohin” drejt Gjirit të Lalzit. Kjo është një nga pjesët më të mira të ruajtura të detit Adriatik. E gjithë zona është e njohur për shkak të natyrës, atraksioneve historike dhe arkeologjike, ndër të cilat edhe rezervati për gjueti Rrushkull, kalaja e Rodonit, kepi i Rodonit dhe parku kombëtar në Rrushkull. Vegjetacioni natyror i zonës është 80 vjet i vjetër dhe vendet e egra dhe pishat dominojnë zonën. Parku kombëtar Rrushkull me 380 hektarë pyje të dendura dhe të bukura ndodhet në Gjirin e Lalzit. Bregdeti ndodhet relativisht larg nga zonat urbane dhe është një destinacion ideal për ata që kënaqen në peshkim ose lundrim.

 

 

Rezidencat Vala Mar janë kombinim i përvojës, profesionalizmit dhe metodologjisë së avancuar për të mirën e “banorëve” të ardhshëm, bashkësisë lokale dhe turizmit në Shqipëri. Kjo bashkësi ofron një numër shërbimesh, objektesh dhe mundësi argëtimi që sigurojnë një qëndrim të këndshëm. Gjithashtu, kjo bashkësi është e vendosur në afërsi të qyteteve të mëdha, por pozita dhe zhvillimi i vazhdueshëm i infrastrukturës i jep vlerë edhe më të madhe rezidencës Vala Mar duke e profilizuar atë si stacion të parë për pushim në detin Adriatik dhe oazë të qetësisë.

Vala Mar është e rrethuar me sipërfaqe të gjelbra dhe është vend ideal për piknik në natyrë ose për të shijuar muzgun. Gjithashtu, restorantet tradicionale të shumta dhe dyqanet lokale interesante e plotësojnë bukurinë. Njerëzit mund të bëjnë një investim të sigurt në të ardhmen duke blerë një vilë apo apartament në Vala Mar dhe njëkohësisht kanë mundësi për të marrë me qira dyqane në suaza të resortit.

Më shumë informata mund të gjenden në faqen e internetit Vala Mar https://valamarresidences.al/en/

Resort luksoz për zhytje dhe lundrim

Green Coast është i vetmi resort luksoz i vendosur në një nga plazhet më të bukura në bregdetin shqiptar, Palasë. Këtu takohen Mesdheu dhe Deti Jon, duke krijuar një pejsazh mahnitës në një nga vendet më tërheqëse në vend. Rajoni i Palasë është një vend ku ruhen natyra dhe trashëgimia e qyteteve dhe qytetërimeve të lashta. Resorti Green Coast ka katër lloje ndërtesash, nga vilat elite deri te apartamentet. Këto vila dhe apartamente të gjera dhe të pajisura me stil ofrojnë pamje të jashtëzakonshme kurse arkitektura e plotë është frymëzuar nga rajoni, shtëpitë në dy kate që në mënyrë harmonike janë shkrirë në gjelbërim dhe kanë pamje nga deti.

 

Resorti është afër Vlorës, Dhërmisë, Himarës, Sarandës, qytetin antik të Butrintit (të mbrojtur nga UNESKO si trashëgimi historike) dhe vendbanime të tjera ku zejet e vjetra po zbatohen ende. Në Palasë mund të ecni ku Jul Cezari ka ecur dikur, duke pasur parasysh se kjo është një rrugë ku perandori i famshëm udhëhoqi trupat e tij në betejë historike kundër Pompesë e cila u zhvillua në qytetin e afërm Orikum.

Në rrethinë ka edhe mundësi të mahnitshme për pushim dhe shëtitje në natyrë, si dhe për aventura të ndryshme. Green Coast ofron një numër të madh të aktiviteteve siç janë lundim me anije vela, vozitje kanu, turne detare, zhytje, paragliding dhe eksplorimin të shpellave me anije, etj. Ndërsa vizitorët mund të ushtrojnë joga, të meditojnë, të luajnë basketboll, volejboll dhe sporte të tjera.

“Balfin” planifikon ndërtimin e hotelit me 5 yje brenda resortit, dhe aktualisht ka ofertë të shkëlqyer për të blerë një vilë me kredi nga banka të caktuara shqiptare të cilën mund ta merrni pa garanci.

Përveç kësaj, është i hapur edhe programi për dhënie me qira, shërbim që iu ofrohet banorëve me të cilën mund ta lënë objektin në duart e një ekipi me përvojë që do të kujdeset për 13 vjet t’ju kthehet investimi dhe të fillojnë të fitojnë. Më shumë informata mund të merren direkt në faqen e internetit https://greencoast.al/en/

“Balfin” është një nga grupacionet më të mëdha investuese në rajon, i cili është i njohur për investimet e veta në qendra tregtare, ndërtesa rezidenciale dhe komerciale, projekte turistike, siç janë Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, aktivitete në industrinë e modës dhe minierave, si dhe në sferën e shitjes me pakicë “Neptun”, “Jumbo”, SPAR dhe të tjerë. “Balfin” së fundmi bashkë me bankën tonë Komercijalna Banka përfundoi blerjen e Tirana Bank. Nën ombrellën e “Balfin” janë 18 ndërmarrje që funksionojnë në fusha të ndryshme dhe janë të vendosura në shtatë shtete dhe numërojnë më shumë se 5.000 të punësuar. Përveç në Shqipëri dhe vendin tonë, grupacioni është i pranishëm me lloje të ndryshme projektesh në: Austri, Mal të Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Holandë.