Kompany paralajmëron shokët e skuadrës: ‘Nuk mund ta përballojmë një tjetër humbje’

Kompany paralajmëron shokët e skuadrës: ‘Nuk mund ta përballojmë një tjetër humbje’

Kompany paralajmëron shokët e skuadrës: ‘Nuk mund ta përballojmë një tjetër humbje’

Vincent Kompany ka bërë thirrje tek shokët e skuadrës që ta marrin me qetësi ndeshjen që e luajnë në udhëtim, kundër Crystal Palace.

Kapiteni i skuadrës ka thënë se skuadra do të luajë lojën e tyre sulmuese kundër Palace, por nuk duhet ta kujtojnë humbjen e pësuar në muajin dhjetor.

“Nuk besoj se ne do të shohim ndonjë Man City që nuk jemi mësuar ta shohim edhe në pjesën e mbetur të sezonit. Nuk mund të përballojmë edhe një humbje” ka thënë belgu për ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

“Tani, për secilën ndeshje duhet të përgatitemi mirë, të relaksohemi dhe të bëjmë atë që dimë më së miri” ka thënë tutje qendër mbrojtësi.

Kompany pritet ta luajë edhe një sezon me skuadrën e Manchester City, pasi Pep Guardiola e sheh si shumë të rëndësishme prezencën e lojtarit në bankën rezervë dhe në dhomat e zhveshjes.

Belgu nuk pritet të jetë startues në ndeshjen që Man City e luan kundër Crystal Palace. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS