Ministria e Ambientit jetësor dhe Planifikimit hapësinor informoi se gjendja në Ohis është plotësisht nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik.
“Dje në fabrikën Ohis ka pasur rrjedhje të ujit gjatë larjes së një cisterne, për shkak të plasjes së një ventili që ndodhi në kadën e betonit, funksioni i së cilës është siguria pikërisht për shkak të rasteve të tilla. Për momentin uji që ka rrjedhë është mbledhur plotësisht ndërsa kada është mbuluar me pluhur të posaçëm që të mblidhen mbetjet eventuale të ujit (lëngut). Pluhuri do të mblidhet gjatë ditës së nesërme”, informojnë nga Ministria e AMbientit jetsor dhe Planifikimit hapësinor.
Nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor sqaruan se derdhja ka ndodhur në një lokacion ku një firmë nga Shkupi ka ripaketuar dhe larguar kimikate historike të cilat janë të papërdorshme dhe të mbetura nga fabrika e mëparshme, ndërsa të cilat eksportohen jashtë vendit.
Ka rrjedhur ujë nga një cisternë në të cilën paraprakisht është deponuar metil akrilat monomer.
Gjatë larjes së cisternës ka lëshuar një valvulë dhe lëngu është derdhur një një lloj vaske betoni e cila është jashtë objektit dhe për këtë është ndjerë aromë kundërmuese në rrethinë.