Komplikimi i transferimit të Neymar te Barca është vetëm për shkak të Dembele

Komplikimi i transferimit të Neymar te Barca është vetëm për shkak të Dembele
22:29 | 28 Gusht 2019

Barcelona do të kërkojë të bindë Ousmane Dembele të veprojë si shkëmbim në një marrëveshje për të sjellë Neymar përsëri në klub nga Paris Saint-Germain.

Të dy klubet u takuan të martën për të diskutuar kushtet e një lëvizje të mundshme për brazilianin dhe katalanasit tani do të përpiqen të financojnë transferimin.

Dembele nuk është i gatshëm të largohet nga Barcelona dhe agjenti i tij Moussa Sissoko e kishte konfirmuar atë për L’Equipe, përpara se të shprehte sigurinë e tij që francezi do të qëndrojë në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Më herët gjatë verës, Sissoko u takua me drejtorin sportiv të klubit Eric Abidal, i cili siguroi përfaqësuesin se pala katalanase do të llogarisë me lojtarin.

Edhe presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu pohoi se “Dembele është më i mirë se Neymar”, por gjërat kanë ndryshuar që atëherë.

PSG është e interesuar të nënshkruajë me disa lojtarë të tjerë të Barcelonës, asnjë prej të cilëve nuk dëshiron të transferohet në Francë, dhe klubi spanjoll tani do të bëjë përpjekjet e tyre për të bindur 22-vjeçarin për t’u bashkuar me kampionët e Ligue 1. /Lajmi.net/ 

TAGS