Komuna e Gostivarit ndërpret thirrjen publike për subvencionim të blerjes së biçikletave

Komuna e Gostivarit ndërpret thirrjen publike për subvencionim të blerjes së biçikletave

Nëpërmjet një njoftimi të Komunës së Gostivarit thuhet se “thirrja publike për subvencionim të qytetarëve për blerje të biçikletave për vitin 2020, ndërpritet sot”.

“Kjo për arsye se janë harxhuar të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, e që është në përputhje klauzolën e Thirrjes Publike të shpallur më date 08.06.2020: 1.4. Nëse harxhohen të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit do ta informojë publikun në faqen e saj të internetit se Thirrja Publike është ndërprerë para skadimit të afatit për të cilën është shpallur”, thuhet në njoftimin e komunës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit ndau subvencione për qytetarët e Gostivarit për blerjen e biçikletave për të pasur mjedis të pastër dhe se masa ishte pjesë e Programit komunal për mbrojtje të mjedisit dhe natyrës për vitin 2020.

Komuna nëpërmjet subvencionimit paguante një pjesë të shpenzimeve të blerjes së biçikletës dhe kjo nuk mund të jetë më shumë se 50% e vlerës, por jo edhe më shumë se 5.000 denarë./Telegrafi