Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ‘OJQ Ekovizioni’ në fushën e mbrojtjes së mjedisit

Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ‘OJQ Ekovizioni’ në fushën e mbrojtjes së mjedisit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në takim Shpend Sopa, nga OJQ “Ekovizioni”, me të cilin ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi, në favor të interesit të përbashkët, që ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e rregullativës lokale në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe memaxhimit të mbeturinave.

Kryetari Veliu tha se memorandumi i kontribuon avancimit të çështjes së kujdesit ndaj mjedisit ku jetojmë dhe mundëson përfshirjen më të mirë edhe të akterëve të tjerë në ndryshimin e plotësimin e rregullativës komunale në fushën e ambientit.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është sigurimi i bashkëpunimit të dakorduar midis palëve nënshkruese, në fushat siç janë: Ndryshimi dhe plotësimi e Rregullores Komunale për Menaxhim të Mbeturinave dhe hartimin e Rregullores Komunale për Mbrojtje të Mjedisit. Memorandumi gjithashtu është shprehje e vullnetit të mirë për të mbështetur OJQ ‘Ekovizioni’, për të qenë partner aktiv në krijimin e këtyre dokumenteve, nxitjen në realizimin e aktiviteteve të ndryshme në fushën e ambientit”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/

TAGS