Ndërmarrja publike komunale “Komunalec” nga Kërçova apelon deri tek shfrytëzuesit e shërbimit, furnizimit me ujë për pirje në këtë periudhë të ngrohtë kohore të jetë e arsyeshme dhe të tregohet humanizëm dhe racionalitet lidhur me shfrytëzimin e ujit për pirje.
“Ujitja e sipërfaqeve bujqësore, larja e oborreve me ujë për pirje, pastrimi i automjeteve motorike dhe gjërat tjera për amvisëri, mbushja e bunarëve dhe pishave për qëllime rekreative dhe aktivitete tjera lidhur me konsumimin e ujit për pirje për qëllime tjera nuk është e lejuar”, potencojnë nga ndërmarrja.
Qytetarët të cilët nuk i përmbahen këtij apeli, nga NP “Komunalec” thonë se do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit, në bazë të nenit 33 nga ligji për furnizim me ujë për pirje, me qëllim që të sigurohet ujë për ata qytetarë të cilët janë pagues të rregullt të shërbimeve të tyre.
“Shpresojmë në bashkëpunimin, sinqeritetin dhe humanizmin tuaj lidhur me shfrytëzimin racional të ujit për pirje”, thuhet në apelin e NP “Komunalec” nga Kërçova.