23 Shkurt 2019 / 16:12
Komunat kanë afat deri në korrik të zgjedhin në çfarë mënyre do të gazifikohen. Ministria e Ekonomisë ka bërë kërkesë deri te të gjitha komunat të përgatitin studim fizibiliteti për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit. Studimi duhet të tregojë nëse komunat vetë do e nderojnë rrjetin e gazsjellësit apo përmes partneritetit privato-publik. Nga Ministria e Ekonomisë presin që nga fillimi i vitit të ardhshëm të fillojnë punët ndërtimore.
Nga Ministria e Ekonomisë thonë se si do zhvillohet procedura për gazifikimin sekondarë varet nga gjendja financiare e komunave, por edhe nga kapacitetet e tyre për të realizuar lloj të këtillë të investimeve kapitale. Megjithatë, thonë nga Ministria e Ekonomisë, se ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit është me interes primar për Qeverinë. Sipas dinamikës së paraparë, gazsjellësi kombëtar ndërtimi i të cilit vitin e kaluar ishte ngadalësuar, plotësisht duhet të ndërtohet deri në vitin 2021. Nga Ministria e Ekonomisë presin që s deri atëherë një pjesë e komunave do kenë të ndërtuar rrjetin e tyre shpërndarës.
Aleksandra Spasevska
Loading…