13 Janar 2019 / 9:52
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagshta, kurse në disa vende ka mbetje të borës.
Për arsye preventive është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrugën Dibër- Strugë, njoftojnë nga LAMM. Në disa rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka ka mundësi të paraqiten shembje të vogla të dheut
Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektimit të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore.
Loading…