26 Mars 2019 / 9:30
Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të thata.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelohet tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën në fjalë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM u bën apel pjesëmarrësve në trafik për lëvizje të kujdesshme në këtë aks rrugor përshtatjen e shpejtësisë dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur kohor për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore.
Loading…