Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, sot në
Shkup do të mbahet konferencë “Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike”, në organizim të platformës së organizatave qytetare (OQ) për luftë kundër korrupsionit.
Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i zyres për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzalez.
Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit përfshin 15 organizata qytetare, të cilat në këtë moment e zbatojnë projektin e quajtur “Përforcimi i Platformës së OQ për luftë kundër korrupsionit”, i financuar nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Projekti ka për
qëllim që të rritet ndikimi i organizatave qytetare të lidhura me luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Maldini i mbyll gojën presidentit të Milanit
- Babai i Vanjës kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit
- Arrestohet për sjellje agresive ndaj policisë 37 vjeçari në Tetovë
- Siljanovska dhe Pendarovski përballen më 8 maj
- Grabitet kazinoja në Tetovë, arrestohen dy persona
- Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!
- Me ceremoni ushtarake Norvegjia sot i dorëzon ARM-së 76 automjete
- OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare për zgjedhjet presidenciale