Konfirmohen 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit Kosova ka konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19. Ndërsa katër pacientë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës, duke aritur  në 847 numri i të shëruarve.



Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus, ndërsa 30 prej tyre kanë humbur jetën.