Konfirmohet lidhja e Jonida Maliqit me aktorin e njohur shqiptar?

Konfirmohet lidhja e Jonida Maliqit me aktorin e njohur shqiptar?

Dy vite pas divorcit nga partneri, prej 17 vitesh lidhjeje, Gent Prizreni, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po komentohet për nisjen e një romance të re me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj, shkruan lajmi.net.

Pas një fotografie të publikuar më parë nga vetë aktori, dyshohej se vajza misterioze me flokë të zeza është pikërisht Jonida Maliqi.

Ndërsa tani kur këngëtarja ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet në det e pikërisht edhe aktori i njohur po poston fotografi nga plazhi, dyshimet janë rritur akoma më shumë.

As njëri e as tjetri nuk kanë folur lidhur me këtë çështje mirëpo fotot që ua sjellim në vazhdim flasin shumë.

Megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar./Lajmi.net/

TAGS