Konfirmohet në detyrë rivali i Arta Markut për prokuror të Përgjithshëm

Konfirmohet në detyrë rivali i Arta Markut për prokuror të Përgjithshëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Olsian Çela.

Olsian Çela rezultoi i përshtatshëm në të tre komponentët e vlerësimit nga KPK për vijimin e detyrës.

Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa e ka drejtuar atë në vitet 2008-2012.

Ai është edhe kandidat për Kryeprokuror, ndërsa tashmë pritet nëse do të ketë ankimim për këtë vendim të KPK.

Trupa Gjykuese që dha vendimin përbëhej nga gjykatësit Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.