‘Konflikti’ në familjen Milito: Dita kur babai kishte festuar golin e Diegos kundër Gabrielit, për të kërkuar më vonë falje

‘Konflikti’ në familjen Milito: Dita kur babai kishte festuar golin e Diegos kundër Gabrielit, për të kërkuar më vonë falje

Interi ka festuar këto ditë dhjetë vjetorin e triumfit në Ligën e Kampionëve të arritur me Jose Mourinhon si trajner dhe një grup të lojtarëve argjentinas ishin kyç për të arritur atë sukses.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë në Instagram, Javier Zanetti dhe Diego Milito kishin një bashkëbisedim për atë të arritur e duke e kujtuar atë kohë me shumë nostalgji.

“Kishim një grup fantastik, ishte gjëja më e bukur”, ka thënë Milito kur filloi bashkëbisedimin.

Zanetti, kapiten i skuadrës në atë kohë, u pajtua me ish-bashkëlojtarin e tij duke thënë: “Kanë kaluar që dhjetë vite dhe ne ende vazhdojë të bisedojmë”.

Për ta fituar atë Ligë të Kampionëve, Nerazzurët u dashtë të përballeshin me Lionel Messi dhe Pep Guardilan në gjysmëfinale.

Por, befasia më e këndshme ishte që Diego Milito po luante kundër vëllait të tij, Gabriel.

Në bisedën me Zanettin, Milito ka rrëfyer: “Më kujtohet në ndeshjen e parë, vëllai im ishte në bankën rezervë dhe babai im filloi të feston golin e tretë të shënuar nga unë dhe më pas kishte kërkuar falje”.

Pasi kishin fituar takimin e parë 3-1 në shtëpi, Interi kishte humbur 1-0 në Camp Nou, por që falë rezultatit të përgjithshëm ata kaluan në finale, aty ku do të përballeshin me Bayern Munichun në Santiago Bernabeu të Real Madridit.

“Pas ndeshjes me Barcelonën, ne e kuptuam se ai trofe do të duhej të ishte i yni”, ka thënë legjenda argjentinase.

“Klubi sot shfaq ndeshjen tonë dhe ndjejë emocionin e njëjtët si në Madrid”, ka thënë Zanetti, që tani është zëvendëspresident te Interi.

Milito më pas vazhdoi: “Për mua, të arrija te një klub si Interi ishte një ëndërr, erdha te një familje, për mua Interi është ashtu dhe jam krenar që kam qenë pjesë e klubit”, ka shtuar më tej ai.

Interi është skuadra e vetme në Itali që ka arritur të fitojë tripletën, e që nga viti 2010, gjërat për ta nuk kanë shkuar edhe aq mirë.

MEDIAL.mk