Konjufca ia bën llogaritjet PSD’së: Dardani po vlen sa 1 e 4-ta e Shkumbin Demaliajt

Konjufca ia bën llogaritjet PSD’së: Dardani po vlen sa 1 e 4-ta e Shkumbin Demaliajt

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “DPT te Fidani” në T7 ka thënë se koalicioni i formuar sot mes PSD’së dhe AAK’së është më i pritshmi dhe shton se e ka ditur që partia e Shpend Ahmetit do t’i bashkohet një partie tjetër. 

“Para gjashtë muajsh kam thënë se PSD do të shkojë me një parti tjetër sepse e kam ditur që nuk guxojnë të shkojnë vetë në zgjedhje”

“Të gjitha çfarë bëri PSD’ja për të shpëtuar qeverinë Haradinaj iu shpërblyen me këtë koalicion”, ka thënë Konjufca.

Nënkryetari i VV’së pret që edhe Nisma t’i shtohet koalicionit tashmë të krijuar mes PSD’së dhe AAK’së, e së bashku të bëhen sërish PAN.

“Nuk përjashtohet që të krijohet prapë një PAN. Akronimet t’i ketë prapë PAN”, ka treguar ai.

PSD’ja është marrë vesh me AAK’në që të ketë 25 vende në listën zgjedhore, e Konjufca bën llogaritje se sa do të vlejë partia e ish-kolegëve të tij në raporton me AAK’në.

“Me negociatat që i kanë bërë i bie që Dardani (Molliqaj) për shembull të jetë sa një e katërta e Shkumbin Demaliajt (deputeti i AAK’së)’, është shprehur Konjufca. /Express/