KONKURS për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” në vitin 2020

KONKURS për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” në vitin 2020

Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” shpall:

KONKURS

për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” në vitin 2020.

 

Me çmimin shtetëror “22 Nëntori” u jepet mirënjohja njerëzve  të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshëm, kulturave dhe feve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi shtetëror u ndahet individëve,  grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.

Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.

Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet:diploma dhe shuma në para.

Çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe pjesa e barabartë e shumës në para.

​Institucioni, shoqëria tregtare ose shoqata e qytetarëve që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe plaketa.

 

​Shuma në para e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajt e fundit të vitit rrjedhës.

Çmimi Shtetëror “22 Nëntori“ ndahet, sipas rregullit, çdo vjet.

 

​Në një vjet mund të ndahen më së shumti deri më dy çmime.

 

​Iniciativë për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.

 

​Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën .Në tekst duhet të përmbahen edhe: të dhënat e sakta të biografisë, adresa e saktë e vendbanimit (adresa-rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ai dhe të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.

 

​            Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.

 

​Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dërgohet në 20 ekzemplarë, ndërsa punimet,(librat, publikimet, etj.)trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen në dy (2) ekzemplarë.

 

​            Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat është:

 

​Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror“22 Nëntori”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup,Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

​Konkursi zgjat nga 15 maj deri më 15 qershor 2020.

 

​Iniciativat dhe propozimet (punimet, librat, publikimet, etj.) të dërguara pas afatit të caktuar për t’i pranuar, si dhe iniciativat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga ana e këshillit.

 

Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror

 

“22 Nëntori”