Konsumimi i ujit në bark të thatë, sekreti për një trup të shëndetshëm

Konsumimi i ujit në bark të thatë, sekreti për një trup të shëndetshëm

Femrat japoneze janë të njohura për pamjen e tyre të mirë dhe të shëndetshme. Përderisa gjenetika luan rolin e saj, ekzistojnë edhe disa metoda me anë të së cilave ju mund të dukeni bukur dhe të jeni të shëndetshëm.

Një nga ritualet e njohura, që femrat japoneze e aplikojnë është konsumimi i ujit në bark të thatë, si të zgjohen nga gjumi. Mirëpo pse konsumimi i ujit është kaq i rëndësishëm?

Si fillim, 70% e organizmit është e përbërë nga uji, kështu që furnizimi i vazhdueshëm me ujë është esencial për kryerjen e shumë proceseve fiziologjike. Dehidrimi mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore duke filluar nga artriti, migrena, hipertensioni, obeziteti, tuberkulozi dhe gurët në veshka.  Për t’i shmangur këto probleme duhet të konsumoni sa më shumë ujë.

Konsumimi i ujit në bark të thatë, është gjithashtu shumë i mirë për t’i shmangur këto probleme shëndetësore. Nëse dëshironi që kjo metodë të funksionojë atëherë është e këshillueshme që të pini së paku 160ml ujë menjëherë pasi të zgjoheni dhe të mos konsumoni asgjë për  45 minutat e ardhëshëm.

Zakonisht rezultatet mund t’i vëreni pas 30 ditëve. Benefitet e konsumimit të ujit menjëherë pasi të zgjoheni janë: përmirësimi i  metabolizmit, heqja e toksinave nga trupi,  parandalimi i problemeve me tretje, përmirësimi i  lëkurës dhe flokëve si dhe parandalimi i infeksioneve dhe gurëve në veshka. /Gazeta Express

TAGS