Kontraceptivët nuk ju trashin

Kontraceptivët nuk ju trashin

Sipas një studimi të fundit, ekspertët thonë se gratë nuk kanë nevojë që të frikësohen, pasiqë përdorimi i kontraceptivëve nuk mund të jetë shkak i shtimit të peshës, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Fakulteti i Shëndetiti Seksual dhe Reproduktiv në Britaninë e Madhe, ka lëshuar një raport, i cili e hedh poshtë teorinë, sipas së cilës kontraceptivët mund të ndikojnë në rritjen e peshës tek gratë. Në një deklaratë të lëshuar të martën, ekspertët e këtij fakulteti kanë thënë se në analizat e bëra, nuk kanë gjetur evidenca se kontraceptivët intrauterinë, implantet apo tabletat kontraceptive ndikojnë në rritjen e peshës tek gratë.

Në hulumtimet e bëra, ekspertët tregojnë se përdorimi i kontraceptivëve ka një ndikim pozitiv në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, nga të cilat shumë gra vuajnë.

“Me kalimin e moshës, gratë kanë tendencë të shtojnë peshë, për arsye të ndryshme, mirëpo arsyeja nuk janë kontraceptivët. Ky mit i krijuar nga vet gratë nuk ka evidenca shkencore”, tha Dr. Sarah Gardman, drejtoreshë e këtij fakulteti.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti tek gratë e moshës së mesme është duke u rritur me kalimin e kohës, mirëpo arsyeja nuk janë kontraceptivët. /Gazeta Express

TAGS