Kontrata është gati, Ibrahimoviç gjen klubin e ri

Kontrata është gati, Ibrahimoviç gjen klubin e ri
8:43 | 6 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimoviç është pranë rikthimit në Serie A.

Zlatan Ibrahimoviç është gjithnjë e më afër rikthimit në futbollin evropian dhe atë italian.

Pas largimit nga Los Angeles Galaxy, ylli suedez është shumë pranë rikthimit te ish skuadra e tij, Milan.

Madje, mediat italiane raportojnë se Ibrahimoviç duhet të japë një aprovim të fundit ndaj ofertës së “Rossonerëve” në mënyrë që palët të zyrtarizojnë marrëveshjen për transferimin e tij në San Siro, transmeton lajmi.net.

Milan i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me pagë prej 6 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/

TAGS