Kontrollohet një lokal në Junik, arrestohet një person

Kontrollohet një lokal në Junik, arrestohet një person
Tash esht Koha

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje të një lokali në rrugën Junik-Hereq, ku ka gjetur armën e tipit TT cal.7.62 dhe 72 fishek të këtij kalibri, të cilat janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me inicialet A.P. është arrestuar.

Policia thotë se duke filluar nga ora 00:10, në zonën e komunës Junik, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘ Kontrollimi i lokaleve 2019 ‘

“Njësite policore, Stacioni Policor në Junik, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Pejë, përkatësisht Njësitin e Reagimit Shpejtë(NJRSH), Inspektorët komunal të komunës Junik, është vepruar sipas urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Pejë, duke kryer kontroll-bastisje të lokalit në lokacionin në rrugën Junik – Hereq.

Gjatë bastisjes Policia ka gjetur edhe armën e tipit TT cal.7.62 dhe 72 fishek të këtij kalibri. Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari A.P. m/k/sh, i (lindur) 1980 është arrestuar, me ç’rast është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të vazhdohet me procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Për mos respektimin e orarit të punës në ketë lokal, do të merren masat adekuate nga zyrtarët përkatës komunal./Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Tash esht Koha
TAGS