Korab Shaqiri tregon arsyen e tërheqjes nga ‘Kënga Magjike’

Korab Shaqiri tregon arsyen e tërheqjes nga ‘Kënga Magjike’
19:57 | 2 Dhjetor 2019

Korab Shaqiri nuk do marrë pjesë në netët finale të ‘Këngës Magjike’.

Korab Shaqiri pas 11 viteve ishte kthyer sërish në ‘Këngën magjike’ ku u prezantua me këngën ‘Fenomen’, por tani në listën e gjysme finalisteve emri i tij nuk ishte prezent, shkruan lajmi.net.

Këngëtari është tërhequr nga festivali dhe për këtë ka dhënë shpjegim me anë të një postimi të bërë në Instagram ku shkruan arsyen e largimit.

Korabi i është nënshtruar një operacioni të pa planifikuar, këngëtari kishte probleme me krenikët dhe operacioni ia ka pamundësuar pjesëmarrjen në festival. /Lajmi.net/

TAGS