Alsat 2020-05-23T16:04:14+02:00
Në kohën e korona virusit, partitë duhet të zhvillojnë fushatë të sigurt me të cilën nuk do ta cenojnë shëndetin e qytetarët. Sipas komunikologut Bojan Kordalov, pa marrë parasysh nëse është fushata korrekte apo jo, shëndeti do të ruhet nëse shfrytëzohen veglat digjitale dhe mediat tradicionale që qytetarët u besojnë. Konsideron që partitë do të duan të fitojnë vota në kurriz të euro- integrimeve, emrit, ekonomisë dhe korona virusit.
Nuk zgjedhin. Kur një palë politike do të thotë që muri është i bardhë, pala tjetër menjëherë merr anë se muri është i zi dhe ndërtohen dallimet dhe qëndrimet e ndryshme”-theksoi Bojan Kordalov- komunikolog.
Kordallov thekson se thuajse pesë muaj funksionon qeveria teknike, ku ka ministra nga pushteti dhe opozita, dhe për këtë arsye kriza e koronës nuk duhet të jetë pjesë e fushatës së partive, në mënyrë që të mos përhapet frikë dhe panik. Sipas OJQ-së “Civil”, duhet të merren masa shtesë për të frenuar fushatën e zezë dhe për të parandaluar manipulimin e lajmeve të rreme.
Ka përpjekje që e gjithë fushata të lëvizë në hapësirën virtuale. Ky do të jetë një nivel më i lartë për sa i përket mënyrës se si të plasohen mesazhet politike tek votuesit dhe të sigurohen kursime financiare”-pohoi Xhabir Deralla, komunikolog.
Komunikologët theksojnë se partitë duhet të vetëdijesohen dhe në vend të gjuhës së urrejtjes të dërgojnë mesazhe se kanë aftësinë për dialog dhe debat.
Vesna Vellkova