Institucionet arsimore kanë kohë të mjaftueshme për të vepruar dhe për të ndërmarrë masa konkrete të cilat të paktën do të ngjallin besim tek prindërit. Gjashtë muaj është periudhë të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit kanë mundur dhe është dashur nga disa herë t’i kalojnë objektet shkollore në çdo vend dhe qytet të banuar dhe së bashku me komunat dhe menaxhmentin e shkollës kohë më parë t’i kenë të hartuara të gjitha problemet dhe sfidat potenciale, por edhe zgjidhje të gjetur tekstualisht për çdo nxënës individualisht.
Këtë në intervistë për MIA-n e potencoi Bojan Kordalov, specialist për marrëdhënie me ooinionin dhe mediumet e reja, me të cilin biseduam për atë se cila është mënyra më e mirë për fillimin e vitit të ri shkollor në vendin tonë.
Në intervistë për MIA-n, Kordallov foli edhe për atë sa me të vërtetë mësimi onlajn i cili rrodhi nga koronakriza ishte onlajn dhe për këtë si në të vërtetë koronakriza e nxori në shesh disi nevojën e harruar nga digjitalizimi i të gjitha sferave të jetës shoqërore, ashtu edhe në procesin arsimor.
“Sinqerisht, çfarëdo arsyetimi pse nuk është zbatuar kjo në këtë mënyrë unë nuk mund të gjej, por është koha që kompetentët në arsim të kuptojnë se në temën e arsimit nuk guxojnë të ketë improvizime dhe justifikime. Nëse do të veprohej shpejtë dhe në mënyrë efikase, nuk do të krijoheshin as kundërshtime mes mbsëhtetësve të onlajn mësimit dhe prindërve të cilët e preferojnë mësimin në klasë”, thotë Kordallov në intervistë për MIA-n.
Thekson se janë të nevojshme reforma themelore në arsim, por të cilat në qendër do t’i vendosin shprehitë dhe nevojat e gjeneratave të reja, ndërsa këtu interneti dhe digjitalizimi luajnë rol të madh.
Përkujtojmë se para vetëm një muaji Eurostati kumtoi se 64 për qind e të rinjve në vend kanë baza ose aftësi diçka më të mira digjitale, ndërsa për dallim, numri në Kroaci është 97 për qind që do të thotë se ngecim për një të tretën e këtij shteti.
“Mendoj se me këtë statistikë zyrtare evropiane më mirë ndjehet tatimi të cilin për një kohë të shkurtër do të duhet ta paguajmë të gjithë, ndërsa është shkaktuar nga dekada jo investuese në arsim dhe digjitalizimi i tij. Ose thënë thjeshtë, ky është rezultat i pritur nga vendi, institucionet arsimore të së cilit kanë refuzuar ose nuk kanë arritur të ndërtojnë sistem arsimor të bazuar në digjitalizim, gjegjësisht në nevojat dhe shprehitë e nxënësve dhe studentëve”, thonë mes tjerash Kordallov në intervistën për MIA-n.
MASH kohë më parë doli me plan për vitin e ri shkollor, i cili përmban protokolle për tre modelet e mësimit – prani në bankat në distancë de me maska mbrojtëse, onlajn mësim përmes e-platformës dhe mësim të kombinuar me rotacione të nxënësve në periudhë të caktuar. Qeveria e miratoi planin dhe ai do të shkojë në Komisionin për sëmundje infektive. Ministri Filipçe dje deklaroi se qëndrim i Komisionit është onlajn mësim, përveç për klasat e para. Duke e pasur parasysh situatën me koronavirusin, sipas jush cili është modeli më i përshtatshëm për vendin tonë?
Pavarësisht vendimit përfundimtar në cilën mënyrë do të mësohet në vitin e ri shkollor, mendoj se është kyçe që më në fund MASH-i dëgjoi se në mënyrë lartë në agjendë i vendosi të gjitha tre skenarët për mbajtjen e mësimit: në bankat shkollore, onlajn mësim, si dhe model të kombinuar. Kjo është zhvendosje e madhe përpara sepse qasja e tillë padyshim do të çojë drejt ndryshimeve në arsim dhe dalje nga përshtatja e ngadalshme dhjetëvjeçare të risive dhe trendeve në arsim, të cilët në masë të madhe bazohen në digjitalizimin dhe mënyrën e re në të cilën rriten nxënësit e sotëm të shkollave fillore dhe të mesme.
Absolutisht mendoj se të gjitha tre modelet për mësim duhet të mbesin në qarkullim, ndërsa autoritetet shëndetësore duhet të jenë ata të cilët në mënyrë profesionale, por edhe transparente do të vendosin në mënyrën në vijim: Të caktojnë numër konkret të të infektuarve i cili nuk kalon do të thotë zbatim të mësimit të rregullt në ato komuna. Nëse numri i të infektuarve rritet dhe arrin numër më të madh konkret të cilin do ta caktojnë kjo të thotë organizim të mësimit të kombinuar në ato komuna. Në fund në skenarin e tretë të caktojnë dhe publikisht të kumtojnë numër I cili nëse arrihet do të thotë menjëherë rregullim dhe mbajtje të mësimit onlajn.
Duhet ta kemi të qartë se nëse nuk krijohet parim i bazuar shkencor të mbajtjes së vendimeve i cili do të jetë transparen i prezantuar para opinionin të plotë, mund vetëm të presim rritje të mendimeve të kundërta mes qytetarëve dhe pakënaqësi të mëdha.
E dini si, kjo pandemi zgjatë shumë gjatë. Natyrisht se askush nuk është fajtor për shkak të kësaj. Por, institucionet janë ato të cilat duhet të bëjnë gjithçka që mund për t’i lehtësuar pasojat, të jenë vizionarë në sjelljen e vendimeve dhe të vemdosen në tërësi në servis të qytetarëve.
Megjithatë, institucionet arsimore kanë kohë të mjaftueshme për të vepruar dhe të ndërmarrin masa konkrete dhe hapa të paktën pak të hyjnë në besim tek prindërit. Gjashtë muaj është periudhë të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit kanë mundur dhe është dashur nga disa herë t’i kalojnë objektet shkollore në çdo vend dhe qytet të banuar dhe së bashkume komunat dhe menaxhmentin e shkollës kohë më parë t’i kenë të hartuara të gjitha problemet dhe sfidat potenciale, por edhe zgjidhje të gjetur tekstualisht për çdo nxënës individualisht.
Sinqerisht, çfarëdo arsyetimi pse nuk është zbatuar kjo në këtë mënyrë unë nuk mund të gjej, por është koha që kompetentët në arsim të kuptojnë se në temën e arsimit nuk guxojnë të ketë improvizime dhe justifikime. Nëse do të veprohej shpejtë dhe në mënyrë efikase, nuk do të krijoheshin as kundërshtime mes mbsëhtetësve të onlajn mësimit dhe prindërve të cilët e preferojnë mësimin në klasë.
Në mënyrë shtesë, janë të nevojshme reforma themelore në arsim, por të cilat në qendër do t’i vendosin shprehitë dhe nevojat e gjeneratave të reja, ndërsa këtu interneti dhe digjitalizimi luajnë rol të madh. Me një fjali, duhet të ndryshojmë si shoqëri dhe të jemi shumë më të hapur për mundësi të ndryshme dhe përzgjedhje të cilën do të mund ta bëjnë prindërit dhe nxënësit edhe jashtë kësaj koronakrizës, ndërsa ka të bëjë për llojin e mësimit i cili preferohet në mënyrë individuale.
Onlajn mësimim i cili është zbatuar në vitin paraprak, shumica nuk e karakterizojnë si onlajn sepse në numër të madh të rasteve është reduktuar në detyra të shtëpisë të dërguara në mejl, ndërsa fëmijët vetë është dashur ta përshtatin materialin, që më pas të përgjigjen në detyrat e shtëpisë. Sa shoqëria jonë është e gatshme për mësim onlajn?
“Si shoqëri në tërësi kemi frikë nga ndryshimet. Edhe absolutisht nuk mendoj se qytetarët janë fajtorë për këtë, por politikanët dhe një pjesë e bartësve të pozitave në institucionet publike të cilat si zakonisht të kërkojnë mënyrë që punët të mbesin të pandryshuara me qëllim që një pjesë e tyre të mund përjetësisht t’i mbajnë privilegjet e tyre. Duke e bërë pikërisht këtë, tani më tre dekada nuk zbatojmë reforma të shpejta dhe të qëndrueshme në të gjitha sferat vitale të shoqërisë, duke e përfshirë këtu edhe arsimin”.
Koronavirusi nuk ka dhënë zgjidhje. Përkundrazi, na tregoi se tani më nuk mund t’i shtyjmë disa punë dhe do të duhet shpejtë të ndryshojmë dhe të përshtatemi. Edhe nëse paraprakisht kemi pasur më shumë se një dekadë të krijojmë mundësi për mësim onlajn dhe digjitalizimin e tij, tani duhet ta bëjmë këtë për disa javë ose muaj. Sërish zgjidhja është e jona: do të vazhdojmë të humbim kohë në debate nëse digjitalizimi sjell përparësi ose do të fillojmë të veprojmë dhe të ndryshojmë. Në të vërtetë më lejoni sërish të përkujtoj dhe se nëse nuk ishte digjitalizimi dhe mësimi onlajn asnjë nxënës nuk do të merrte dëftesë për arsimin e përfunduar në vitin shkollor. Studentët në semestrin e kaluar nuk do ta jepnin asnjë provim, ndërsa të diplomojnë, magjistrojnë ose të doktorojnë në këtë periudhë nuk do të bëhej fjalë nëse me procedurë të shkurtuar nuk do të vendosej studim onlajn.
Mendoj se duhet t’i kuptojmë prindërit. Veçanërisht MASH dhe BZHA duhet të shprehin mirëkuptim për të gjithë prindërit, e madje edhe për revoltën e tyre nga vendimi shumë i vonuar, por edhe për ardhmërinë dhe karrierën e prindërve . Nuk është e thjeshtë të mos mund të planifikoni si të organizoheni nga shtatori. Nëse do të shkoni në punë ose, do të rrini në shtëpi dhe të mësoni me fëmijët tuaj dhe në të njëjtën kohë t’i kënaqni të gjitha nevojat tjera të cilat i kërkon mosha e fëmijëve dhe mirëmbajtja e shtëpisë.
Ky është rol i rëndë dhe pikërisht prandaj kompetentët duhet t’u ndihmojnë prindërve, fëmijëve të tyre dhe të veprojnë shpejtë dhe në mënyrë më të organizuar
Mund së pari të tingëllojë e komlikuar, por pikërisht kjo është detyra e kompetentëve në arsim. Të bëjnë gjithçka që kemi përmendur që të jetë e realizueshme. Të kemi proces të përkryer arsimor, ndërsa njëkohësisht askush të mos ekspozohet në rrezik nga infektimi i shkaktuar nga koronavirusi. Në fund të fundit, prandaj kompetentët marrin pagë nga qytetarët për ta krijuar politikën arsimore dhe në rrethana të tilla të jashtëzakonshme dhe të bëjnë që gjërat të funksionojnë në mënyrë të përkryer.
Prandaj kthehem në tre skenarë. Është e nevojshme çdo mësimdhënës të ketë ushtrime treguese në të cilat do t’i provojë të gjithë skenarët, derisa nuk i përvetëson dhe nuk arrin të arrijë transformim të shpejtë. Dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund të shqyrtohen problemet dhe sfidat të cilat janë specifike për çdo komunë, shkollë e madje edhe klasë.
Me mësim në distancë ose onlajn u hap çështja edhe për gatishmërinë profesionale të mësimdhënësve për një mënyrë të tillë të punës. Në onlajn sondazhin e MASH-it, UNICEF-it dhe Reaktor shumicës së mësimdhënësve u deklaruan se kanë nevojë për trajnim për shfrytëzimin e teknologjisë arsimor. Komenti juaj?
“Ky është process në të cilin do të duhet më të thirrurit në Qeveri të vendosin nëse në plan të pare do t’I vendosin interest e nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve të përkushtuar dhe profesorëve use, primati që do ta mbajë kuadri mësimor i cili nuk dëshiron të ndryshojë dhe të përshtatet në digjitalizim dhe trendet dhe përparësitë e reja të cilat me vete i sjell sistemi arsimor. Dhe këtu duhet shpejtë të veprpohet dhe vendimi përfundimtar publikisht dhe në mënyrë transparente të tregohet dhe çka është më me rëndësi të tregohet në vepër”.
Për fat të keq, fakt është se edhe në këtë pjesë e paguajmë tatimin që më shumë se një dekadë të plotë nuk investojmë në digjitalizim real dhe të qëndrueshëm të arsimit dhe vendosje të përmbajtjeve për zhvillimin e mësimit me ndihmën e mjeteve dhe platformave digjitale të cilat do ta përafrojnë sistemin edukativo arsimor tek nxënësit. Nëse do të fillonim në kohë ta bënim këtë, do të investonim edhe më shumë në aftësi konkrete digjitale për kuadër mësimor-shkencor, ndërsa kohë më parë çdo shkollë do të kishte edhe nga një koordinues/e për zbatimin e digjitalizimit në arsim. Ai personalitet natyrisht nuk do të ishte mësimdhënësi i informatikës, sepse ai/ajo tani më kanë program dhe obligime të tyre mësimore. Ai duhet të jetë i punësuar i veçantë, personalitet tek i cili do të mbështeten të gjithë të tjerët në shkollë me qëllim në mënyrë më efikase dhe vendosje themelore të digjitalizimit në kuadër të të mësimit. Njëkohësisht ky person përgjegjës do të kujdeset për vendosje të plotë të digjitalizimit të arsimit të nivel të çdo shkolle dhe nxënësi në tërë vendin.
Një kohë më të gjatë apeloj edhe për vendosjen e kurrikulumi digjital gjatë çdo ore. Ose, me fjalë të tjera, BZHA të përpunojë listë të pëatformave, ueb faqe, onlajn aplikacione dhe të ngjashme të cilat mësimdhënësit ose profesorët do t’i shfrytëzojnë gjatë përgatitjes së tyre për orët, si material mësimor gjatë ligjëratave, si dhe gjatë përpunimit të detyrave vendore nga ana e nxënësve. Në këtë mënyrë, çdo nxënës që nga mosha e hershme do të mësojmë në edukimin digjital, gjegjësisht do të japim arsim për tërë jetën e cila njëkohësisht si personalitete do t’i bëjmë edhe imunë të lajmeve të rreme, dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes, ndërsa do t’i motivojë të mendojnë në mënyrë kritike dhe kreative.
Këtu, do të doja edhe veçanërisht të përmend se në mënyrë komunikuese tingëllon mirë kur do të themi se sjellim vendim të caktuar në bazë të sondazhit, gjegjësisht sipas asaj që shumica e mendon. Sondazhet dhe analizat e mendimit publik janë të rëndësishme dhe ëlegjitime, ndërsa në fund të fundit secili prej nesh i shfrytëzon si bazë për rekomandime ose sjellje të vendimeve.
Por, a janë këto zgjidhjet? Ose sa është i hollë kufiri mes populizmit të pastër dhe real të mendimit të qytetarëve? Unë do të tentoj në këtë rast ta jap përgjigjen në këtë mënyrë. Paramendoni të bëni sondazh nëse qytetarët mendojnë se duhet të mbajnë maska ose të mbahet distancë me qëllim të mbrojtjes individuale nga koronavirusi. Sipas asaj të vendosim nëse do të duhet t’i respektojmë masat shëndetësore dhe protokollet për mbrojtje nga Kovid-19?
Për mua, një skenar i tillë është i papranueshëm dhe i paparamendueshëm. Atje ku flet shkenca, është e radhës të pranojmë se duhet të dëgjojmë. Pasi kjo është për të mirën e secilit prej nesh, për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe jetës së më të afërmve tanë.
Për këto arsye mendoj se referimi vetëm në sondazhe në sjelljen e vendimeve do ta keqësojë komunikimin i cili ndërtohet me qytetarët, do të kontribuojë për ndjenjën e majorizimit, gjegjësisht krijimin e mendimit se ekzistojnë bashkëqytetarë të privilegjuar dhe injoruar. Në këtë mënyrë nuk do të arrihet qëllimi i cili është dhe duhet të jetë inkluziv, arsim i avancuar dhe modern.
A mendoni se edhe vetë sistemi arsimor duhet të pësojë ndryshime në drejtim të harmonizimit me trendet e reja, pa dallim të pandemisë. Fëmijët në shkollat fillore shumë pak zhvillojnë aftësi digjitale, ndërsa jetojmë në botë digjitale?
“Nuk mendoj se kemi zgjidhje të mirë. Të paktën nëse si shoqëri ua mendojmë të mirën këtyre gjeneratave. Prandaj, shpresoj se debatet shterruese në temë nëse na duhet arsim i digjitalizuar në epokë të digjitalizimit tani më janë pas nesh. Pari nga vetë fjalia rrjedh edhe absurditeti i dilemës së tillë të vendosur”.
Shpesh dua si përgjigje e kësaj të potencoj se edhe unë jam nga ato gjenerata të cilat fëmijërinë dhe arsimin e kanë kaluar duke mësuar vetëm nga librat dhe të cilët kemi huazuar lektyra nga bibliotekat. Gjenerata të cilat kemi luajtur lojëra për fëmijë nëpër lagjet ku banonim.
Ekziston një JO e madhe. Sot gjeneratat e fëmijëve lindin dhe rriten me celularë, internet, aplikacione për argëtim, muzikë, shoqërim etj. Ky është fakt. Njëjtë siç është fakt se kthim mbrapa nga procesi i digjitalizimit nuk do të ketë, por vetë, më shumë do të thellohet.
Nëse e dimë këtë dhe përfundimisht të gjithë e pranojmë, mendojmë se është koha të fillojmë të investojmë në arsim real digjitaë. Me fjalë të thjeshta shkumësat dhe sfungjerin ta zëvendësojmë me tabela interaktive shkollore, ndërsa përmbajtjet mësimore t’i realizojmë me ueb platformë dhe aplikacione të cilat fëmijët i shfrytëzojnë, megjithatë kur do të vendosen, do të jenë interesante për moshën e tyre dhe do t’ua shkaktojnë vëmendjen që do të kontribuojë më lehtë dhe më mirë të edukohen.
Investimi në të ardhmen çon vetëm përmes investimit në fëmijë të sotëm dhe gjeneratat e ardhshme. Nëse mendojmë në perspektivën e vendit tonë, por edhe në tërë botën, jemi të obliguar të krijojmë liderë të cilët do të mund të sjellin ndryshime pozitive. Në këtë mjek, arsimi e luan rolin kyç.
Si është niveli i edukimit digjital në vend, në krahasim me vendet e BE-së nëse mund të themi se kemi gjenerata edukative digjitale?
“Para vetë, një muaji, Eurostati kumtoi se 64 për qind e të rinjve në vendin tonë kanë aftësi bazë ose diçka më të mira digjitale. Vetëm për dallim, numri në Kroaci arrin 97 për qind ose ne ngecim për një të tretë të plotë para këtij vendi ballkanik”.
Mendoj se me këtë statistikë zyrtare evropiane më së mirë evropiane më mirë ndjehet tatimi të cilin për një kohë të shkurtër do të duhet ta paguajmë të gjithë, ndërsa është shkaktuar nga dekada jo investuese në arsim dhe digjitalizimi i tij. Ose thënë thjeshtë, ky është rezultat i pritur nga vendi, institucionet arsimore të së cilit kanë refuzuar ose nuk kanë arritur të ndërtojnë sistem arsimor të bazuar në digjitalizim, gjegjësisht në nevojat dhe shprehitë e nxënësve dhe studentëve
Mendoj se nuk ka tregues më të fuqishëm nga ky se digjitalizimi si temë nuk guxon asnjë ditë më shumë të lihet në duart e atyre të cilët përhapin teori të komplotit ose të cilët duan vetëm ta shfrytëzojnë si ditore politike për gjuajtjen e rejtingjeve politike. Digjitalizimi është në dobi të të gjithëve, ndërsa zbatimi i tij i qëndrueshëm çon vetëm përmes krijimit të platformës kombëtare dhe mbipartiake në këtë temë. Jam i bindur se mund dhe duhet këtë ta zbatojmë shpejtë!