Kordinatori Hoti: Më 15 prill kam parashtruar kërkesë për raportim në Komisionin për Arsim, nuk kam marr përgjigje

Kordinatori Hoti: Më 15 prill kam parashtruar kërkesë për raportim në Komisionin për Arsim, nuk kam marr përgjigje

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti përmes një njoftimi për media ka thënë se ishte ai që ka kërkuar të raportoj për punën e tij para Komisionit Parlamentar për Arsim.

Në njoftim thuhet se që nga data 15 prill, Hoti ka aprashtruar kërkesë për raportim por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Lexo po ashtu:

“Në rrjedhën e kërkesës (e publikuar vetëm në media) së Komisionit Parlamentar për Arsim që Koordinatori Hoti të raportojë pas mbajtjes së garës së diturisë, më lejoni të ju njoftoj se me datë 15 prill 2019 kemi kërkuar që z. Hoti të raportojë për punën e vet para këtij komisioni. Që nga data 15 prill kur kemi parashtruar kërkesë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Bashkëngjitur gjeni kërkesën për takim me anëtarët e komisionit. ​Koordinatori Hoti është i gatshëm në çdo kohë të raportojë para komisionit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, ka konfirmuar për Telegrafin se do t’i ftojnë në raportim ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqin dhe Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hotin, lidhur me garën nacionale të diturisë të mbajtur shkollat fillore të Kosovës ditën e shtunë (11 maj).

Më poshtë lexojeni kërkesën në origjinal të koordinatorit Hoti:

Krekese per takim me anetaret e Komisionit per Arsim

Pershendetje te nderuar,

Ju shkruaj ne emer te Koordinatorit Nacional per Kulture, Rini dhe Sport ne Qeverine e Kosoves z. Rexhep Hoti, me kerkesen per takim me ju si kryesues dhe anetare te Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Hoti eshte i gatshem qe para jush te raportoje per zbatimin e Programit Nacional per Rinine, program ky qe me vendimin nr. 07/63 te dates 03.10.2018 te Qeverise se Republikes e Kosoves, eshte duke u implementuar ne shkollat e Republikes se Kosoves.

Programi Nacional per Rinine perfshin te gjithe nxenesit e arsimit parauniversitar ne shkollat e Republikes se Kosoves, si dhe studentet dhe eshte program qe mbeshtetet ne parimin e vijueshmerise dhe gjitheperfshirjes.Ne kuader te programit, parashihen gara ne nivelin shkollor, komunal, republikan dhe ndershteteror ne fushen e diturise, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe ne fushen e sportit.

Per realizimin e ketij programi, Koordinatori Nacional per Kulture, Rini dhe Sport ka nenshkruar marreveshje bashkepunimi me 29 komuna te Kosoves ne te cilat eshte duke u zbatuar programi. Po ashtu, deri tash kemi nenshkruar memorandume edhe me 7 universitete.

Duke pasur ne konsiderate kohen dhe agjenden e tuaj, Ju lutem na njoftoni per mundesite e takimit me z. Hoti.​/Telegrafi/

TAGS