Kompania serbe “Korkovado”, përmes së cilës ishin blerë makina-graderë për nevojat e Armatës, sot i mohoi zërat për keqpërdorime dhe parregullsi gjatë realizimit të blerjes, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “gënjeshtra dhe manipulime dashakeqe me faktet”.
“E kuptoj se çka është luftë politike, por kompania ime është akuzuar në media nga ana e të paditurve dhe personave të cilët nuk kuptojnë nga teknika dhe makinat”, thotë në demantin e tij drejtori i kompanisë “Korkovado”, Dejan Stanojkoviq.
Ai thekson se graderët për nevojat e Armatës ishin shitur me çmim prej 197.000 euro pa TVSH, si dhe se këto makina dhe ajo që firma e ka shitur në Serbi me çmim më të ulët, aspak nuk janë të njëjta.
Në kumtesën theksohet se motorët në graderët e blerë për Armatën tonë, prodhim i një prej prodhuesve më të mirë në botë “Kamins”, janë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm se ato të makinës së shitur në Serbi, si dhe për shkak të hidraulikut plotësues me hidromotorë në rrotat e përparme, nevojitet motor më i fuqishëm, sepse ai ngrit edhe pompë plotësuese më të fuqishme më të madhe, që automatikisht e bën më të shtrenjtë.
Stanojkoviq në kumtesë thekson se graderët për Armatën tonë janë edhe më të mëdhenj, që “personat e këqij nuk do ta vërejnë sepse nuk duan”.
VMRO-DPMNE-ja dje akuzoi se Ministria e Mbrojtjes përmes një furnizimi publik ka blerë dy makina të rënda graderë për nevojat e Armatës nga “Korkovado” me çmim prej 232.426 euro për një makinë, përderisa, sipas partisë, kompania e njëjtë në një institucioni serb i ka shitur një makinë të tillë në vlerë prej 108.000 euro.
Për zërat e VMRO-DPMNE-së dje reagoi Ministria e Mbrojtjes duke thënë se në gjithë procedurën për furnizim publik të graderëve ishin respektuar të gjitha dispozitat ligjore.