Koronavirus mund të mos largohet kurrë, paralajmërimi i frikshëm i OBSH-së

Koronavirus mund të mos largohet kurrë, paralajmërimi i frikshëm i OBSH-së

Koronavirusi “mund të mos ikë kurrë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Duke folur në një konferencë të Mërkurën, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan bëri paralajmërime kundër përpjekjes për të parashikuar se kur virusi do të zhdukej.

Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli i virusit do të kërkojë një “përpjekje masive”. Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur me koronavirus, dhe më shumë se 4.3 milion raste të regjistruara.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se pandemia ishte duke kryer një shpërndarje të stresit dhe po shkakton probleme të shëndetit mendor – veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në kujdesin e shendetit mendor.

Kombet e Bashkuara ju bënë thirrje qeverive të marrin në konsideratë shëndetin mendor si pjesë të përgjigjes së tyre të përgjithshme ndaj pandemisë.

Çfarë tha OBSH-ja?

“Eshtë e rëndësishme ta vendosni këtë çështje në tryezë: ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe Covid-19-ta mund të mos zhduket kurrë,” i tha Dr Ryan në konferencën për shtyp virtuale nga Gjeneva.

“HIV-i nuk ka ikur – por ne jemi pajtuar me virusin”. Dr Ryan më pas tha se ai nuk beson se “dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje”. Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim – por Dr Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, të cilat ende nuk janë eleminuar pavarësisht se ka vaksina për to.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se ishte ende e mundur për të kontrolluar virusin, me anë të përpjekjeve.

“Trajektoria është në duart tona, dhe është çështje për këdo, dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të ndaluar këtë pandemi”, tha ai.

Epidemiologu i OBSH-së, Maria van Kerkhove, gjithashtu tha në konferencë: “Ne duhet të marrim në konsideratë se do të marrë ca kohë, dalja nga kjo pandemi.

Vërejtjet e tyre të ashpra vijnë pasi disa vende filluan të lehtësojnë gradualisht masat e izolimit, dhe udhëheqësit po konsiderojnë çështjen se si dhe kur do të rihapin ekonomitë e tyre.

Dr Tedros paralajmëroi se nuk kishte asnjë mënyrë të garantuar për të lehtësuar kufizimet pa shkaktuar një valë të dytë të infeksioneve.

“Shumë vende do të donin të dilnin nga masat e ndryshme,” tha shefi i OBSH. “Por rekomandimi ynë është se vigjilenca në çdo vend duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.”

Dr Ryan shtoi: “Ka një mendim iluziv që po qarkullon se izolimet funksionojnë në mënyrë të përsosur dhe se zhbllokimi nga izolimi do të shkojnë po mirë. Të dyja janë të mbushura me rreziqe.”/BBC/