Koronavirusi, Filipçe: Presim rezultate për një person të dyshuar

Koronavirusi, Filipçe: Presim rezultate për një person të dyshuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pres konferencën e sotme njoftoi se tre persona vullnetarisht janë lajmëruar në Klinikën Infektive të Shkupit për shkak se kanë pasur simptoma të ngjashme me koronavirusin, dy prej tyre kanë rezultuar të jenë negativ ndërsa pritet rezultati për personin e tretë.

“Bëhet fjalë për qytetarë tanë që kohëve të fundit kanë udhëtuar në Itali, presim rezultate për 30 min”, tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe gjithashtu njoftoi se  më vonë në vend zbret edhe një aeroplan nga Italia, udhëtaret e te cilit do te testohen nga shërbimet e aeroportit, në rast nevoje do të ju nënshtrohen dhe testimeve të epidemiologeve./Alsat

Loading…