Alsat 2020-07-13T15:32:57+02:00
“Pavarësisht shifrave të larta të publikuara çdo ditë, vendi ende po kalon një pik të zgjatur të valës së parë të virusit korona. Është kjo ajo që kuptohet nga kumtesa e sotme e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se tashmë kanë filluar përgatitjet institucionale për valën e dytë të virusit korona që vendin pritet të godasë në vjeshtë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kanë propozuar që në qytetet ku ka spital të përgjithshëm dhe shtëpi shëndeti, të krijohen “Qendra-Kovid” dhe sipas nevojës të vendosen spitale mobile ose përshtatje e disa hapësirave ekzistuese. Ministri Filipçe në faqen e tij zyrtare informon se kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh kapacitete që janë në dispozicion si personelin, pajisjet dhe burimet. Si përparësi kryesore në luftën kundër virusit korona, Filipçe thotë se është:
“koordinimi strategjik, planifikimi proaktiv dhe vlerësimi i opsioneve.”
Një propozim i tillë është përkrahur nga 16 kryetarë komunash në vend që ishin pjesë e mbledhjes që është realizuar pak ditë më parë. 16 komunat në fjalë janë:
Raste aktive;
Gjevgjeli
Kumanovë
Kavadarc
Strumicë
Kërçovë
Dibër
Gostivar
Strugë
Koçan
Ohër
Veles
Tetovë
Shtip
Manastir
Resnjë
Prilep
Aktivitet për përballjen për një valë të dytë të të mundshme të virusit korona në vjeshtë do të vazhdojnë më datë 14, kur edhe do të realizohet takim me drejtorët e spitaleve në komunat në fjalë.
Evi Shkopi