Përqindja e të infektuarëve të nxënësve dhe kuadrit mësimor, në shkolla fillore dhe të mesme është më pak se 1 për qind, që nga nisja e vitit shkollor. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në bazë të këtyre të dhënave, sipas tyre mund të konkludohet se protokollet janë efektiv në uljen e rreziqeve për përhapjen e virusit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Sipas raporetve të cilat shkollat çdo ditë i dorëzojnë në MASH, nga numri i përgjithshëm prej 259.235 nxënës në nivel shtetëror, përqindja e të infektuarve është vetëm 0,06%, ndërsa nga numri i përgjithshëm prej 27.955 mësimdhënës dhe personel tjetër përqindja është 0,58%, që është shumë më pak se një për qind”.
Të infektuar nga mësimi me prani fizike janë 52 punonjës dhe 40 nxënëns, për të cilët siç thotë ministria është reaguar në kohë sipas rekomandimeve të Qendrave për Shëndet Publik.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Ndërsa në kuadër të mësimit me prani fizike, janë regjistruar gjithsej 40 nxënës pozitiv me virusin korona dhe 52 punonjës nga kuadri mësimor në shkollat e mesme dhe shkollat fillore. Në të gjitha rastet e tjera, bëhet fjalë për pjesëmarrësit në mësimin online, ku as fëmijët dhe as mësimdhënësit nuk kanë pasur kontakt me të tjerët në shkollë”.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bëri thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve që me përgjegjësi t′i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga KOVID-19 në shkolla dhe jashtë tyre, sepse vetëm duke mbajtur maskat, distancën dhe larjen dhe dezinfektimin e shpeshtë të duarve mund të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Shkollat fillore dhe të mesme nisën me mësim një muaj më vonë, për dallim nga vitet tjera, gjegjësisht më 1 tetor. Për to notimi sipas propozimit të Byros për Zhvillimin duhet të bëhet deri më 20 nëntor.