Koronavirusi ‘pushton’ Partizanin, ja 3 futbollistët e tjerë që rezultuan pozitivë

Koronavirusi ‘pushton’ Partizanin, ja 3 futbollistët e tjerë që rezultuan pozitivë

Ka shkuar në pesë numri i lojtarëve të infektuar me koronavirus. Pas Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, edhe tre lojtarë të tjerë të Partizanit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.



Kështu, sipas njoftimit zyrtar të klubit tre pjestarë të ekipit: Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë asimptomatikë.
Ndërkohë që në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.

Partizani njofton se ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Ja njoftimi i plotë i FK Partizanit:

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

TAGS