Koronavirusi/ Si paraqitet gjendja tek Spitali “Shefqet Ndroqi”? Gazetari: Janë shtuar personat që janë në terapi intensive

Koronavirusi/ Si paraqitet gjendja tek Spitali “Shefqet Ndroqi”? Gazetari: Janë shtuar personat që janë në terapi intensive

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live nga Spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për “News 24” deklaroi se në 24 orët e fundit janë shtuar personat me Covid-19 që janë në terapi intensive.



Skëndaj shton se në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe tek Infektivi ka të shtruar edhe bluza të bardha.

“Tek Shefet Ndroqi janë 13 persona te shtruar me koronavirus, tek Infektivi janë 10 raste të personave në terapi intensive. Në krahashim me 24 orët e fundit, janë shtuar personat që janë në terapi intensive dhe të intubuarit. Në të dyja spitalet kemi informacione se ka të shtruar edhe mjekë.

Në Shefqet Ndroqi gjendja e mjekëve paraqitet e stabilizuar, ndërsa tek Infektivi nuk kemi ende informacion si paraqitet gjendja shëndetësore e bluzave të bardha”, deklaroi Skëndaj.