Shkruan Hamzi Ibraimi
Nëse dëshironi që ta kuptoni se çka është vatani. Atëherë, ndaluni dhe përkujtoni popullin turk që sakrifikoi jetën në mbrojtje të flamurit dhe vatanit të tyre me 15 Korrik!
H.I
15 Korriku i vitit 2016 si çdo vit edhe këtë vit e përkujtojmë me dhimbje dhe me lot në sy, ngase në këtë vit humbën jetë shumë njerëz të pafajshëm në mbrojtje të shtetit (vatanit). Ky vit ishte vit ku Lëvizja Hizmet në krye me Fetullah Gulen dhe me ndihmën e organizatave tjera teroriste organizuan grushtetin ndaj Shtetit Turk dhe Liderit të saj Recep Taip Erdogan. Kjo natë nuk ishte e tmerrshme vetëm për shtetin Turk dhe popullin e saj, por kjo natë ishte e tmershme edhe për ne popujt e ballkanit ngase ne Shqiptarët, Boshnjakët dhe Turqit e ballkanit jemi vëllezër dhe kur vëllai i madh nuk është mirë as ne nuk mundemi të jemi mirë.
Por falë Zotit dhe mençurisë së z.Recep Taip Erdeğoan ky plan famë keq ra në ujë dhe kjo organizatë Teroriste nuk arriti që ti realizojë planet e saj. Grusht shtetin që e oraganizoi për ta shkatërruar shtetin ju dështoj, kështu që edhe ëndrrat e këqija të liderit të kësaj organizate ranë në ujë.
Çdo herë them falë Zotit sot kemi një Turqi më ndryshe ngase po të kishin pasur sukses këta organizata teroriste më në krye me liderin e tyre shpirtëror sot do të kishim një Turqi më ndryshe, një turqi të dobët si ushtarakisht, ekonmikisht dhe do kishim një turqi të ndarë në dy apo tre pjesë, kështu edhe ne muslimanët e Ballkanit po edhe vendet tjera muslimane do të kishim mbetur jetim, sepse nuk do e kishim vëllaun e madh për të na mbrojtur.
Lëvizja Hizmet në krye me Fetullah Gulen për vite me radhë ajo bëri instalimin e pjestarëve të kësaj lëvizje në çdo institucion të shtetit dhe në bashkpunim me shtetet tjera dhe organizatat tjera teroriste me Pkk etj.., dëshiruan për ta eliminuar qeverinë e udhëhequr nga z. Rexhep Taip Erdogan ku kjo parti u zgjodh në mënyrë demokratike nga ana e popullit.
Pyetja e cila lindë është, çka nëse ky plan ogurzes do të ishte realizuar i sukseshëm!?
Atëherë, kjo organizatë dhe organizatat tjera teroriste do ti kishin prishur të gjitha planet që Ak Parti në krye me z.Recep Taip Erdogan i kishin planifikuar për zhvillimin e Turqisë. Si në aspektin ekonomik, ushtarak po edhe atë të shëndetësisë dhe infrasturkturës por falë Zotit ky plan ogurzes nuk u realizua.
Por nëse ndalemi dhe i’a hedhim një sy pjesës së Ballkanit kjo lëvizje ende është aktive nëpërmjet shkollave dhe shoqatatve dhe konvikteve të saja. Si në Maqedoninë e Veriut me kolegjin Yaya Kemal dhe në Shqipëri me Universitetin e saj Beder dhe me shtëpinë botuese Prizmi e cila përkthen çdo libër të Fetullah Gulenit në gjuhën shqipe vetëm e vetëm që ideologjia e tij të përhapet sa më shumë. Ndërsa kjo lëvizje për fat të keq është e shtrirë në të gjithë ballkanin. Kjo lëvizje ndikimin më të thellë e ka në Shqipëri ku për fat të keq kjo lëvizje ka instaluar njerëzit e saj si në Bashkësinë Islame të Shqipërisë por edhe në shum institucione tjera të shtetit. Kjo lëvizje me anë të shoqatave, shkollave dhe universiteteve që janë nën udhëheqjen e Lëvizjes Hizmet bëjnë shpërlarjen e trurit tek ata që shkojnë për të mësuar apo studiuar tek këta. Kjo Lëvizje nuk është e rrezikshme vetëm për shtetin turk. Por kjo lëvizje bën rrezikshmëri edhe për shtetet tjera ku bën pjesë kjo lëvizje. Në shoqatat dhe konviktet e këtyre çdo indivit e ka për obligim që Librat e “Hoxhës” siç e quajn këta Fetullah Gulenin ti lexojnë.
Për t’ua bërë edhe më të qartë rrezikshmërinë e kësaj lëvizje. Po e mar shembull virusin Covid-19 e cila në mënyrë globale i infektoj të gjitha shtetet, po në të njetën mënyrë edhe Lëvizja Hizmet në krye me Fetullah Gulenin infektojn çdo vend që ata shkojnë. Kështu që ne e kemi patjetër që të mbrohemi nga çdo lloj virusi e sidomos nga viruset ideologjike…
Me përfundimin e këtij artikulli, do të doja të shfrytëzoj rastin për t’i përkujtuar të gjithë dëshmorët e 15 korrikut me lutje dhe duke kërkuar mëshirë tek Allahu që t’i pranojë shehidë, dhe duke u lutur tek Allahu që kjo natë mos të përjetohet më te populli turk.