Kosnett: Mos i shfrytëzoni viktimat e luftës për përfitime politike

Kosnett: Mos i shfrytëzoni viktimat e luftës për përfitime politike

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet të trajtohen me respekt e ndjeshmëri.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka bërë thirrje që viktimat të mos shfrytëzohen për përfitime politike nga liderët.

“Të mbijetuarit e mizorive duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet t’i ndihmojnë viktimat që të shërohen, e jo t’i shfrytëzojnë për përfitime politike”, ka thënë Kosnett.

Reagimi i Kosnett vjen pas publikimit të një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ku shfaqet një skenë e dhunës seksuale, e cila më vonë  u vërtetua se nuk është shkrepur në luftën e Kosovës.

Lidhur me këtë, Brovina është intervistuar nga Prokuroria Speciale, dhe se më pastaj ka kërkuar falje, pasi  thekson se fotografia mund të jetë e falsifikuar./Telegrafi/

TAGS