Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në energjetikë

Kosova dhe Maqedonia do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në energjetikë

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Kreshnik Bekteshi sot do të presë një delegacion të Republikës së Kosovës të kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Valdrin Lluka.

Bekteshi dhe Lluka do të mbajnë takim pune dhe do të nënshkruajnë marrëveshje për mirëkuptim në sektorin energjetik ndërmjet dy ministrive.