Qeveria e Kosovës në seancën e fundit ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë. Por siç sqaron Qeveria në njoftimin shtesë mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tonë. “Për të shmangur paqartësitë eventuale, sqarojmë se ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa pikave të caktuara kufitare me këto vende, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme kundër pandemisë COVID 19. Pra, vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tone”, thuhet në sqarimin e Qeverisë së Kosovës.
Data 19.03.2024
Aktuale
- Projektligji që synon të ndalojë pensionimin selektiv të mjekëve në Maqedoni
- OSHEE propozon rritje çmimi të energjisë për furrat e bukës, pastiçeritë dhe bar-kafetë
- Kthehet shëndosh e mirë në shtëpi prizrenasi që u raportua i zhdukur nga bashkëshortja e tij
- ‘I trajtuar si qen’: Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë
- Fermerët në Francë grumbullojnë goma jashtë ndërtesave qeveritare për shkak të vonesave në pagesa
- Gjykatësi: Michael Cohen, Stormy Daniels mund të dëshmojnë në gjyqin ndaj ish-presidentit Trump
- Kaos në Haiti/ Bandat bëjnë terror, gjenden 14 trupa të pajetë në periferi të kryeqytetit
- Në UniBanka besimi shpërblehet: transfero rrogën dhe fito bonus prej 2000 denarë