Kosova, “Ku filloi dhe ku do të përfundoi”

Kosova, “Ku filloi dhe ku do të përfundoi”

Arbnor SADIKU

Kosova në çerekun e parë të vitit 1998 kishte shpërthyer në luftë masive, Ballkani pati trazira të reja, këtë her në Kosovë, e cila kishte pas më herët stauesin e krahinës autonome brenda ish Jugosllavisë, deri më datën 23 mars 1989, kur në një atmosferë të tendosur, jo tolerante, dhe të një nacionalizmi shpërthyes, dhe urrejtës Serb ndaj shqiptarëve, ju ishte suprimuar autonomia e Kosovës, dhe lideri i saj Azem Vllasi, ishte futur në burg, nga ai që më vonë morri epitetin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, si kundër minatorët e Trepçës, në Kosovë kishin hyrë në grevë, dhe në shkurt të vitit 1989, përmes demonstrateve kërkonin njeriun e tyre, z. Azem Vllasi.

Pas, disa muajve apo thënë më saktë më datë 23 Dhjetor 1989, themelohet partia e parë demokratike në ish Jugosllavi e quajtur “Lidhja Demokratike e Kosovës”, e udhëhequr nga lideri shqiptar i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Konflikti shqiptaro serb, sipas serbeve i ka rrënjët e thella dhe ishte nisur qysh në betejën e Kosovës të vitit 1389, dhe supozohet se ata humbën këtë betejë nga perandoria Osmane, por kur historia tregohet nëpërmjet Princit Serb Lazar, identiteteti serb supozojnë se lindi. Në fakt, historia është më komplikuar se kaq, për fillestarët, nuk dihej se kush kishte luftuar më kë, por për historianet ndërkombëtar, shqiptarët luftuan përkrah me Serbët, dhe të tjerët, kundër perandorisë Osmane, për pushtimin e  Ballkanit, apo thënë ndryshe nuk kishte ndodhur e kundërta, siç e pohonin Serbët. Në të vërtetë, në mesin e shekullit XV, shqiptarët më në krye udhëheqësin e tyre Gjergj Kastrioti Skënderbeu, luftuan për çlirim të trojeve të tyre nga pushtuesi Osman, dhe pushtuesi e tjerë të kohës.

Ku filloi lidhja speciale e Kosovës, me SHBA-në-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një kohë të gjatë e kishin cilësuar Ibrahim Rugovën si lider të aspiratave politike Kosovare, sipas diplomatit të shquar amerikan Christopher R.Hill.

Ky i fundit, pra diplomati amerikan C. Hill e kishte takuar Rugovën për her të parë në vitin 1989, në rezidencën e ambasadës amerikane në Beograd, disa ditë pasi Millosheviçi bëri vizitën e tij famëkeqe në Kosovë, për gjashtëqind vjetorin e betejës së madhe të Kosovës, një ngjarje kjo që çoi serbët në luftë më vonë. Sipas z.C.Hill,  Rugova ishte një akademik, i cili në fillim nuk shquhej si politikan, por më vonë me shumë takt i sqaroi procesin hap pas hapi në të cilin Kosova kishte hyrë.

Para së gjithash,  duhet thënë se për amerikanet Rugova ishte nacionalist Kosovar, por për fat nuk ishte pjesë e ndonjë sekti islamik me interesa Evropiane siç ishte A. Izetbegoviç në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe kjo si duket i dha kredi shtesë Dr. Rugovës tek pala amerikane.

Mësimet që duhet nxjerrë nga miqësia me SHBA-në-

Dr. Ibrahim Rugova përveç që ishte një shkrimtar, poet, intelektual dhe mendimtar i madh,  ai ishte formësuar edhe si një politikan i moderuar,  i cili përmes formulës së tij politike pacifiste, me premisa e saj Gandiane, udhëhoqi popullin e tij deri në fitoren e madhe të Rambujesë (1999), kur e kuptoi me të drejtë se duhej thënë një “Po” marrëveshjes së Rambujesë e cila ishte zotim dhe garanci e SHBA-së, për fillimin e bombardimeve të NATO-së,  të cilat vazhduan deri në dorëzimin dhe kapitullimin e udhëheqësit të asaj Jugosllavie të mbetur S. Millosheviç, mbi Kosovën,  më 12 qershor 1999, ku kishin hyrë afër 5000 trupa të NATO-së, në Kosovë.

Por në anën tjetër, kishim edhe politikanin tjetër të kohës z. Adem Demaçi, i cili kishte vuajtur afër 30 vite burg në kazamatet dhe burgjet serbe, për bashkimin e Kosovës dhe të gjitha trojeve tjera mbetura në ish Jugosllavi, me Shqipërinë. Por, më vonë, siç e dimë z. Demaçi kishte ndërruar kursin e tij politik, edhe ai si të tjerët përpiqej politikisht për një Kosovë të pavarur, por, rruga që duhej ndiqej për liri, sipas tij do ishte lufta, sepse për të, nuk mjaftonte vetëm ana pacifiste e saj. Në kulmin e luftës së Kosovës me Serbinë, në vitin 1998 dhe 1999, z. Adem Demaçi ishte zgjedhur si përfaqësues i UÇK-së, i cili refuzoi të i bashkëngjitet grupit të Kosovës në bisedimet e Rambujesë. Në vazhdën e mbajtjes së konferencës së Rambujesë, me datë 18 shkurt 1999, njëri nga anëtarët e delegacionit të UÇK-së,  Hashim Thaçi kishte lëshuar kështjellën ku mbahej konferenca e Rambujesë për të takuar Adem Demaçin liderin e UÇK-së, që kishte refuzuar të marr pjesë në Rambuje. Në përshkrimin që bën z. Demaçi, diplomati i shquar amerikan C.Hill, prezent në konferencën në fjalë, ai thotë se Demaçi ishte lider turbullues i cili për muaj të tërë i kishte bërë njoftime shtypit të huaj në Prishtinë, kaq shumë sa që serbët nuk patën ndonjëherë kontakt me të, por sipas Hill-it, “Demaçi i dha kontribut argumentit serb se, UÇK ishte një grup radikalesh të çmendur”. Por jo vetëm kaq, Demaçi kishte frikësuar, dhe ndikuar pa masë për të keq edhe të z. Thaçi,  i cili kur ishte pyetur nga amerikanët,  a i dini pasojat reale nëse kishim një “JO” ndaj marrëveshjes së Rambujesë, Thaçi ishte përgjigjur, se nuk më kuptoni ju mua, nëse unë them Po marrëveshjes në fjalë, do më vrasin kur kthehem në shtëpi, pra në  Kosovë, për çka edhe ishte shtyrë marrëveshja e Rambujesë, edhe për tre ditë tjera.

Kosova e vitit 2020, përball sfidës ti besoi apo jo, SHBA-së-

Sot në vitin 2020,  Kosova po përballet me një betejë politike të pranimit të saj si shtet nga Serbia. Kjo çështje e hapur për njohje reciproke si dy shtete të pavarura midis Kosovës dhe Serbisë, kishte mbetur e tillë, që nga Rambujeja, e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, për të mos mjaftuar më kaq, ajo vazhdoi të mbetet e pa kryer,  edhe sot kur jemi në vitin 2020.

Pra,  Kosova gjithsesi duhet përfunduar një ditë konfliktin e hapur me Serbinë, me një marrëveshje apo thënë më mirë “Traktat Paqeje”: të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatet e tyre.

-Sot në sytë e amerikaneve, bashkëpunimi i Kosovës me administratën zyrtare të presidentit Trump, konstatohet se i ka dy logjika të bashkëpunimit:

-E para, përfaqësohet nga partitë që rrëzuan qeverinë Kurti, përmes mocionit të mosbesimit me 82 vota, në Parlamentin e Kosovës, e prirë nga z. I. Musafa (LDK), e që ndryshe mund të kuptohet edhe si : (Logjika Rugoviane e të menduarit politik, që para së gjithash si partner suprem dhe vendimtar e ka SHBA-në, në përmbylljen e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë).

-E dyta,  përfaqësohet nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe kryeministri Albin Kurti, dhe krye parlamentarja,  Vjosa Osmani, dhe dy deputetet e tjerë të LDK-së, e që ndryshe mund të kuptohet edhe si :  (Logjika e të menduarit politik,  refuzues, mosbesues, ndaj SHBA-së, e cila njihet në diplomacinë amerikane të vitit (98-99), si : ( Logjika refuzuese e Demaçit, ndaj SHBA-së, në Rambuje).

Ndaj, si konkludim mund të them se në mesin e dy logjikave të menduarit politik në raport me bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-në, asaj të Rugovës dhe Demaçit, unë them se Kosova, dhe lidershipi i saj duhet zgjedhin logjikën politike të Dr. Ibrahim Rugovës, e cila kishte besim të plotë në miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.